Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës brilant
brilant:

brilánt,-i m. sh. -e(t) diamant pa ngjyrë: unazë me brilant.

Të ngjashme:
azilant:

azilánt,-i m. sh. -ë(t) ai që është larguar nga vendi i vet për shkaqe politike, ekonomike etj. dhe ka kërkuar strehim në një shtet tjetër.

bilanc:

bilánc,-i m. sh. -e(t) 1. fin. përfundim që del nga krahasimi i të ardhurave me shpenzimet; pasqyrë përmbledhëse me këtë përfundim: bilanc vjetor; bilanc aktiv bilanc me të ardhura më të mëdha se shpenzimet; bilanc pasiv bilanc me shpenzime më të mëdha se të ardhurat; bilanci i pagesave; / ek. shprehje me shifra e marrëdhënieve ndërmjet anëve të një veprimtarie: bilanc tregtar. 2. fig. libr. vështrim përmbledhës i arritjeve në një fushë veprimtarie gjatë një kohe; përpjesëtim ndërmjet dy anëve të një dukurie: bilanc fitoresh; bilanci i punës njëvjeçare; bilanci i kohës.

brizan:

brizán,-i m. sh. -ë(t) vjet. ai që i binte bririt gjatë luftimeve (në mesjetë), britar.