Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës brigjer
brigjër:

brígj/ër,-ri m. sh. -ër(it) bot. ashe.

Sinonime / Të përafërta:
ashe
Të ngjashme:
brinjor:

brinjór,-e mb. që lidhet me brinjët, i brinjëve; që është si brinjë: përkulje brinjore.

brijor:

brijór,-e mb. i brirtë.

brirje:

brírj/e,-a f. sh. -e(t) bamje.

virgjër:

vírgjër (i, e) mb. 1. edhe si em. f., që nuk ka pasur kurrë marrëdhënie seksuale; i paprekur (zakonisht për vajzat). 2. edhe fig., që është si në fillimin e vet, që nuk ka vënë dorë njeri mbi të; i paprekur; i papunuar: bregdet i virgjër; tokë e virgjër. 3. fig. i paprekur nga djallëzitë; i çiltër, i pastër, i dëlirë: ka zemër (shpirt) të virgjër.

brinjë:

brínj/ë,-a f. sh. -ë(t) 1. anat. eshtër e gjatë, e ngushtë dhe e harkuar nga boshti i kurrizit deri te kocka e gjoksit: brinjë e verbër (e varfër, e rreme) brinjë që nuk ngjitet te kocka e gjoksit; brinjë qengji; theu brinjët; nuk i ka mish brinja është i dobët; / pjesa e trupit nga sqetulla deri te mesi, ijë: më ther në brinjë; shtrihem në brinjë. 2. edhe sh. - a(t) faqe e thepisur mali, shkëmbi etj., rripë; e përpjetë e vogël: mori brinjën (fig.) iku nga mundi. 3. ana e ngushtë e një sendi; pjesa a faqja anësore: brinjët e samarit. 4. gjeom. vija anësore e një figure gjeometrike a ku priten dy faqe të një trupi gjeometrik: brinjët e trekëndëshit (e kubit).