Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës brigje-brigje
brigje-brigje:

brígje-brígje mb. me shumë brigje.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...një lëvizje të beftë, i doli përpara Napoleonit dhe e zmbrapsi. Por kjo nuk i pëlqeu. Nuk i pëlqeu, se ai mund të fitonte të gjitha betejat e kohërave të shkuara në saje të sipëranisë së armëve moderne dhe jo të zotësisë së tij. Atëherë, nisi të rikujtonte luftërat e fundit. Zbarkoi në shumë brigje dhe rrethoi disa kryeqytete. Ushtarët e tij të kaltër i hidhte nga brigjet e Normandisë në paralelin 38 të Koresë. I futi në xhunglat e Vietnamit dhe i nxori andej shëndoshë e mirë. Fitoi disa beteja, që historia i quante të humbura. Kjo ndodhte, ngaqë ai nuk i linte në baltë ushtarët e tij....

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"