Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bri
bri:

bri,-ri m. sh. -rë(t) 1. secili zgjatim kockor në kokën e disa kafshëve: brirët e dhisë (e drerit); punime në bri; humbi qetë e pyet për brirët (fj. u.); / secila fije e hollë që kanë përpara disa kafshëza a kandrra: brirët e kërmillit. 2. muz. vegël frymore si gyp i përkulur e me fund të gjerë. 3. si mb. (me parafjalën me) shumë (i madh, i keq): budalla (budallallëk) me brirë; shejtan me brirë.

bri:

bri parafj. (r. rr.) përbri; përkrah: bri pyllit; bri meje; bri për bri krah për krah.

Sinonime / Të përafërta:
përkrah
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...materialet e zbuluara në vendbanimet neolitike të vendit tonë del se bujqësia përbënte një nga format kryesore të prodhimit dhe sidomos tek ato bashkësi primitive që banonin në toka pjellore, si p.sh. në pellgun e Korçës, në fushën e Cakranit (Fier) etj.. Toka punohej cekët me shat prej guri ose briri dreri. Kjo ishte forma më primitive e punimit të tokës. Në këtë kohë mbillej gruri si dhe llojet e tjera të drithërave. Këtë e tregojnë farërat e karbonizuara të zbuluara në shtresat neolitike të Podgories, të Konispolit, të Maliqit apo në muret e banesave të lyera me baltë të përzier me byk drithërash...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"

...stemën e tij një rrëqebull, baronët Pal Gropa e VlashMatranga, i pari zot i Ohrit e i Pogradecit, i dyti zot i Karavastasë, dhe një tjetër zot, emri i të cilit u mbajt i fshehtë e u tha vetëm se ishte “burrë në zë në Malet e Mëdha". Si çdo vit, gjahu u bë me gjithë madhështinë e duhur. Brirët e gjahut, patkonjtë e kuajve, zogoria e qenve e zgjuan për njëzet e katër orë rresht Humbëtirën e Ujkut. S'pati ndonjë fatkeqësi, përveç vdekjes së një ndjekësi, që e çau ariu, si dhe ndrydhja e këmbës së NikollëZaharisë, që i shqetësoi sidomos bujarët, por që kaloi shpejt. Koha mbajti mirë...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"

... - Ashtu besoj dhe unë. - Ju çlodhuni ca kohë. Do të ishte mirë që mbrëmjeve të shkonit në opera. Nganjëherë jepen koncerte simfonike. - Nuk fle mirë, - i tha gjenerali. - Duhet të marr qetësues. Ata dolën në bulevard dhe po shëtisnin në trotuarin e gjerë nën pishat e larta përpara hotelit. Bri tyre kalonin grumbujgrumbuj djem e vajza, siç duket, studentë të Universitetit. - Ç'është kjo punë e mjerë që na kanë ngarkuar të bëjmë? - tha gjenerali, sikur të vazhdonte një bisedë të lënë përgjysmë. - Do ta kisha më lehtë të rrëmoja nëpër varret e Egjiptit, sesa të gërmoj dy metra thellë në...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"
Të ngjashme:
ari:

arí,-u m. sh. -nj(të) zool. kafshë e egër gjitare e mishngrënëse, me trup të madh, me qime të murrme a të bardha: ariu polar (i bardhë); putër (lëkurë) ariu; s’ngopet ariu me miza (fj. u.); s’trembet ariu nga mushkonjat (fj. u.).

bari:

barí,-uI m. sh. -nj(të) 1. ai që ruan e kullot bagëtinë, çoban: bari lopësh (dhensh); fyelli i bariut; kërraba e bariut; gjej njëherë bari, pastaj shko e bli dhi (fj. u.) përgatitu mirë para se të nisësh një punë; mbeti si bariu pa bagëti mbeti i shkëputur nga njerëzit që drejtonte; bariu i mirë e ruan vetë vathën (fj. u.). 2. fet. prifti i krishterë si udhëheqësi shpirtëror i besimtarëve.

bari:

barí,-uII m. sh. -nj(të) zool. shpend kënetash, ngjyrë kafe, që ushqehet me peshq.

bir:

bi/r,-ri m. sh. -j(të) 1. djali kundrejt prindërve të vet: atë e bir; bir në shpirt djalë i birësuar; / kryes. sh. pasardhësit e drejtpërdrejtë, brezi i ri: etër e bij. 2. djalë a burrë kundrejt një të moshuari, që e thërret me dashuri si djalin e vet; djalë a burrë prej një krahine; djalë a burrë kundrejt vendlindjes ose kundrejt popullit të vet: eja, bir!; i biri i botës (mospërf.) njëfarë djali; bir nga fshati ynë; bir besnik i popullit.