Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës brezoj
brezoj:

brez/ój kal., -óva, -úar i vë breza murit; / e rrethoj diçka me brez gardhi.

Të ngjashme:
brezor:

brezór,-e mb. që ka breza a shtresa: xeheror brezor (min.).

brizoj:

briz/ój kal., -óva, -úar qëroj; pastroj. / pës. brizóhet v. III.

frezoj:

frez/ój kal., -óva, -úar tek., spec. përpunoj me frezë: frezoi boshtin; frezoi çimenton. / pës. frezóhet v. III.

rrezoj:

rrez/ój jokal., -óva, -úar 1. edhe kal., v. III lëshon rreze; ndriçon: rrezon hëna; dielli rrezon kreshtat. 2. kal. e vë nën veprimin e rrezeve të diçkaje; e nxjerr në diell të marrë rreze: e rrezojnë grurin para se ta bluajnë. 3. fig. shkëlqen, ndrit si rreze: i rrezon fytyra.

rrëzoj:

rrëz/ój kal., -óva, -úar 1. e bëj dikë a diçka të bjerë poshtë ose përdhe duke e shtyrë, duke e goditur etj.; bëj që të bjerë nga lart a nga vendi i zakonshëm; gremis; v. III i lëshon, nuk i mban kokrrat etj. (për një pemë etj.): e rrëzoi kundërshtarin; i rrëzoi tërmeti shtëpitë; e rrëzoi misrin era; rrëzuan një aeroplan; e rrëzoi nga shkallët; i rrëzojnë ullinjtë me shkop; rrëzonin gurë nga mali; molla i rrëzoi kokrrat (gjethet). 2. bised. zbres: i rrëzuan dhentë nga bjeshka. 3. fig. e përmbys me forcë dikë a diçka, e largoj nga pushteti a nga vendi që ka; heq: e rrëzuan mbretin nga froni. 4. fig. hedh poshtë një mendim, një ide etj.; e kundërshtoj si të padrejtë, të gabuar, të pavlerë etj.: ia rrëzoi argumentet; rrëzoj kërkesën (padinë) (drejt.); rrëzoj vendimin. 5. v. III më ligështon, më vë poshtë (sëmundja, vuajtja etj.): e rrëzuan hallet. 6. edhe fig. ul: i rrëzoi çmimin; i rrëzoi autoritetin (nderin). 7. bised. i vë notë pakaluese (në provim): e rrëzoi në matematikë.