Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës brezni
brezni:

brezní,-a f. sh. -(të) 1. brez5. 2. biol. ajo që del drejtpërdrejt nga një kryqëzim, nga një qenie a nga një farë e re: breznia e parë (e dytë …).

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...kufizime nuk mund të injorohen në asnjë çast. Shkrimet e tij, për shkak të eliptizmit të tyre, pezullojnë vazhdimisht në kufirin e rrezikut që të mos i kuptojë kush, prandaj as mos t'i lexojë. E vepra letrare që mbetet jokomunikative në momentin e daljes, megjithë gjasat që të jetë më e afërt për breznitë e mëvonshme, s'e ka as ardhmërinë e sigurtë. Ajo nuk mund të jetë kurrë estetikisht aktive si veprat që janë më komunikative dhe një mësim të këtillë Anton Pashku është dashur ta marrë, më në fund, edhe prej dramës Sinkopa. Me mundësitë e saj, ndërkaq, metoda e tij krijuese e pasuron përvojën e...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"
Të ngjashme:
brendi:

brendí,-a f. përmbajtja e një vepre, e një letre etj.; përmbajtja e një veprimtarie, thelbi i diçkaje; brendësi: brendia e romanit (e mësimit).

breshni:

breshní,-a f. breshër i hollë e i dendur.

brezar:

brezár,-i m. sh. -ë(t) 1. brez2-4. 2. dërrasë e ngulur në mur për të varur rrobat.

brezoj:

brez/ój kal., -óva, -úar i vë breza murit; / e rrethoj diçka me brez gardhi.

brezor:

brezór,-e mb. që ka breza a shtresa: xeheror brezor (min.).