Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës brezaroj
brezaroj:

brezar/ój kal., -óva, -úar hap brezare; e bëj me brezare: brezaruan kodrat. / pës. brezaróhet v. III.

Të ngjashme:
brezarojas:

brezarójas ndajf. brezahipthi.

rrezatoj:

rrezat/ój kal., -óva, -úar 1. v. III lëshon dritë ose një energji tjetër në trajtë rrezesh; edhe jokal. ndriçon; shkëlqen: rrezaton dritë (energji bërthamore); rrezatonte dielli. 2. përhap si rreze drite një ide, një dukuri, një ndikim, një ndjenjë të brendshme etj.: sytë i rrezatonin dashuri. 3. veproj me rreze mbi një trup: rrezatojnë farën.

brezarim:

brezarím,-i m. veprimi sipas foljes: brezarimi i shpateve.

beharoj:

behar/ój jokal., -óva, -úar bised. veroj.

brezare:

brezár/e,-ja f. sh. -e(t) 1. brez i gjatë toke në faqe mali a kodre, i punuar e i mbjellë zakonisht me pemë. 2. shtresë pllakash shkëmbore tërthor një kodre.