Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës brezare
brezare:

brezár/e,-ja f. sh. -e(t) 1. brez i gjatë toke në faqe mali a kodre, i punuar e i mbjellë zakonisht me pemë. 2. shtresë pllakash shkëmbore tërthor një kodre.

brezar:

brezár,-i m. sh. -ë(t) 1. brez2-4. 2. dërrasë e ngulur në mur për të varur rrobat.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...dëmshpërblim familjes. Gjenerali pohoi me krye. - Asnjëherë nuk kam parë kaq shumë male, - tha pas pak. - Keni për të parë edhe më. - Jo, ne mbaruam, - tha gjenerali. - Kjo ishte dalja e fundit. - Mbaruat? Sa mirë. Atëherë, unë kam për të parë edhe më. - Male kudo dhe vajza e djem të rinj që hapin brezare. A i keni parë? - Posi. Gërmojnë, vazhdimisht gërmojnë. - Hapin toka të reja buke, - tha gjenerali. - Në një vend pashë që kishin mbjellë edhe të dyja shpatinat e hekurudhës. - Ç'nuk mbjellin. Siç duket, toka nuk u mjafton. - Janë në bllokadë. Besoj se e keni dëgjuar. Bashkimi Sovjetik...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"
Të ngjashme:
brezore:

brezór/e,-ja f. sh. -e(t) 1. armë brezi. 2. këmishë e shkurtër deri në brez. 3. faqe mali a kodre e brez.ar.

bravare:

bravár/e,-ja f. sh. -e(t) bagëti e imët, që mbahet në shtëpi për qumësht; kope dhensh a dhish të shumë vetave, që i ruan një bari: bravaret e fshatit.

bregale:

bregál/e,-ja f. sh. -e(t) bregore.

bregore:

bregór/e,-ja f. sh. -e(t) breg i ulët a kodër e vogël, bregale.