Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës brez
brez:

brez,-i m. sh. -a(t) 1. mes: u zhyt deri në brez; rri me duar në brez. 2. rrip i gjerë e i gjatë prej leshi, prej pambuku etj., që mbështillet rrotull mesit; ndrizë: brez grash; / gjerdan për fishekë, për armët e mesit, për stoli etj.: brez shpëtimi brez gome që fryhet e përdoret në ujë; armët e brezit. 3. sipërfaqe a hapësirë si rrip: brez toke; brez pyjor; brez kufitar; brezi i qiellit (i shiut) ylberi; / gjeogr. pjesë e sipërfaqes së Tokës midis paralelesh a meridianësh: brez gjeografik (i ftohtë, i ngrohtë); brez tropikal. 4. dru i gjatë a shtresë betoni përgjatë murit për ta forcuar: mur me breza. 5. të lindurit e një gjaku: brezi i parë (i dytë); / njerëzit e një moshe; njerëz të një qëllimi, të një prirjeje etj.: brezi i ri (i vjetër); brezi i luftës.

Sinonime / Të përafërta:
mes
ndrizë
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...dhe ato me këmbë të përthyer, pararendëse të fibulave të përdorura nga shqiptarët në mesjetën e hershme. Edhe qeramika masive (tullat e tjegullat), edhe qeramika e përdorimit të përditshëm nuk ndryshon shumë nga ajo e shekujve pararendës. Ndërsa në elementet dekorative përdoret pikturimi me breza ngjyrë kafe e të kuqe, trajtat e enëve thjeshtohen. Gjithnjë e më shpesh enët prej balte të pjekur zbukurohen me motivin e gropëzuar, çatalla dhe vija rrethore ose të valëzuara të gërricura, motive këto të traditës ilire. Përsa i përket kulturës shpirtërore për antikitetin e vonë kultet e besimit...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"

...mëkatet e përhershme të njeriut në jetë; c) bota e ndërlikuar intime e njeriut, dhe ç) reagimi etik i poetit ndaj të gjitha këtyre cikleve problemesh. Në vizionin e Musa Ramadanit të gjitha mëkatet e gjinisë njerëzore kanë njëfarë temperature pak a shumë të lartë kuptimore. Duke qenë të përsëritura brez pas brezi dhe shekull pas shekulli, atij i bëhet se ato janë shumuar si atomet prej bërthamës së vet: Toka pjesë-pjesë n'pavarësi u ça Uji kulla prej akullit krijoi Flora i shpalli luftë Erës dhe Diellit Fauna e sulmoi edhe Zotin edhe Djallin Njerzit fyta-fyt ndër vedi thikat i ndërsyen . . . -Një diç...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"

...Por nga fytyrat e tyre s'mund të kuptohej gjë. Dy prej tyre ndezën prapë nga një cigare, i treti thithte ende llullën, kurse tjetri, më i riu, vazhdonte të qëndronte mbështetur mbi bishtin e mihëses dhe dukej që e kishte mendjen gjetkë. Punëtori i vjetër tani ishte futur në gropë gjer në brez dhe specialisti i shpjegonte diçka. Ata folën një copë herë, pastaj tjetri nisi të rrëmihte përsëri. - Ç'thotë? - pyeti gjenerali. - Nuk e dëgjova mirë, - tha prifti. Të gjithë qëndronin në heshtje si në ndonjë varrim. - Sa mirë që s'po fillon shiu! - tha prifti. Gjenerali ngriti sytë. Horizontet...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"

...arritur synimeve të saj në luftën kundër shemrës së vet, "Lundra dhe trape", armike e egër e idesë së urës. Kadareja, me anë të shtjellimit të fabulës, e ka vënë theksin mbi një nga themelet e sistemit stalinian: ftesa për flijim. Secili duhet të flijohet qoftë për atdheun, partinë, qoftë për brezat e ardhshëm. Ideja e flijimit shfaqet përsëri në vitet '80 te "Bija e Agamemnonit", vepër që, ashtu si “Ura me tri harqe", ka për referencë Efigjeninë antike. “Ura me tri harqe” fut në skenë një dekor të përbashkët për shumë tekste: Bujtina e dy Robertëve - emër që vjen nga dy kryetarë kryqëzatash...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"
Të ngjashme:
breg:

breg,-u m. sh. brígje(t) 1. rripi i tokës buzë një rrjedhe uji, buzë detit etj.; vendet pranë detit: bregu i lumit (i liqenit); breg më breg; drejt brigjeve të largëta; doli në breg. 2. buza e një sendi; qenar: bregu i vatrës; bregu i pëlhurës. 3. kodër e vogël; pirg dheu: fushë me brigje.

brej:

brej kal., -ta, -tur 1. grimcoj me dhëmbë; e ha pak e nga pak, e gërryej: krimbi bren drurin; ndryshku bren hekurin; uria bren gurët (fj. u.). 2. jokal. v. III (me trajtë të shkurtër përemërore) më kruhet shumë: më brejnë duart. 3. v. III (me trajtë të shkurtër përemërore) fig. më mundon shumë diçka përbrenda, s’më lë të qetë: më bren ndërgjegjja; më bren malli për djalin; më bren meraku (dyshimi).

bruz:

bruz,-i m. gur i çmuar e i fortë, me ngjyrë të kaltër në të gjelbër.

bre:

bre pasth. bised. përdoret për të përforcuar shprehjen e një habie, të një kënaqësie etj.; ore: folni, bre shokë!; bre, sa shumë paska!

arëz:

árëz,-a f. sh. -a(t) zool. grerëz: bukë arëzash fole grerëzash si hoje blete.