Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës breve
brevë:

brév/ë,-a f. sh. -a(t) zool. gjarpër i gjatë johelmues, që e mbyt gjahun duke e shtrënguar.

Të ngjashme:
bravë:

bráv/ë,-a f. sh. -a(t) vegël e hekurt, që mbërthehet në dyer, në sirtarë etj. për t’i mbyllur me çelës.

brejë:

bréj/ë,-a f. 1. gërryerje pak e nga pak, brejtje; vendi a pjesa e brejtur. 2. mjek. gangrenë, qime.

brekë:

brékë(-t) f. sh. 1. veshje e brendshme e hollë, që mbulon trupin nga mesi e poshtë, të mbathura, mbathje: brekë të shkurtra (të gjata); brekë banje. 2. bised. pupla të mëdha në këmbët e disa shpendëve: gjel (pëllumb) me brekë.

bresë:

brés/ë,-a f. sh. -a(t) bot. radhiqe.

grevë:

grév/ë,-a f. sh. -a(t) ndërprerja e punës për një kohë të caktuar, që organizohet nga punonjësit për të detyruar shtetin a punëdhënësin të plotësojnë kërkesat e tyre ekonomike, politike etj: grevë e përgjithshme; grevë urie; shpallën (bënë) grevë; ndërprenë grevën.