Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bretkose
bretkosë:

bretkós/ë,-a f. sh. -a(t) zool. kafshë e vogël, me trup të gjerë e me këmbë të gjata, që rron në ujë e në tokë: bretkosa e murrme; bretkosa e gjelbër; kërcim bretkose; kuakin bretkosat; stil bretkosë (sport.) mënyrë notimi duke lëvizur gjymtyrët anash si bretkosë.

Të ngjashme:
brekore:

brekór/e,-ja f. sh. -e(t) bot. shpargër.

rrethosë:

rrethós/ë,-a f. sh. -a(t) vend i rrethuar për të ruajtur barin; rrethojë; rrethak.