Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës breshtë
breshtë:

bréshtë (i, e) mb. 1. i ngrirë. 2. fig. i vrazhdë; i egër. 3. fig. i pagdhendur.

Të ngjashme:
bresht:

bresht,-i m. sh. -a(t) thjerrë.

bresht:

bresht kal. dhe jokal., -a (u), -ur ngrij.

bredhtë:

brédhtë (i, e) mb. që është prej bredhi: dërrasë e bredhtë.

breshkë:

bréshk/ë,-a f. sh. -a(t) 1. zool. kafshë e vogël me katër këmbë dhe me trup të futur në guaskë të fortë e pulla-pulla: breshkë uji breshkujëse; breshkë deti; me hapin e breshkës (fig.) shumë ngadalë. 2. zool. breshkëz. 3. bot. breshkëz.

brishtë:

bríshtë (i, e) mb. 1. që thyhet a që thërrmohet lehtë. 2. i dobët; i hollë: fëmijë i brishtë; me shëndet të brishtë. 3. fig. shumë i ndjeshëm, që preket shpejt: njeri i brishtë.