Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës breshkez
breshkëz:

bréshkëz,-a f. sh. -a(t) 1. zool. morr bimësh me guaskë të hollë e pulla-pulla: breshkëza e bardhë; breshkëza e kuqe; breshkëza e zezë; breshkëza dyllore. 2. mjek. gungë e vogël e qelbëzuar në lëkurë a në fyt.

Të ngjashme:
breshkë:

bréshk/ë,-a f. sh. -a(t) 1. zool. kafshë e vogël me katër këmbë dhe me trup të futur në guaskë të fortë e pulla-pulla: breshkë uji breshkujëse; breshkë deti; me hapin e breshkës (fig.) shumë ngadalë. 2. zool. breshkëz. 3. bot. breshkëz.

breshkan:

breshkán,-i m. sh. -ë(t) 1. zool. mashkulli i breshkës. 2. fig. njeri i mbyllur në guaskën e vet; tinëzar.

breshniz:

breshníz pavet., -i, -ur bie breshnizë.

rreshkem:

rréshkem vetv. e rreshk: rreshkem në diell; u rreshkën pleqtë, po mbahen mirë; u rreshkën fiqtë; m’u rreshk goja për një kafe.

breshtem:

bréshtem vetv. 1. ngrij. 2. fig. bëhem i vrazhdë; egërsohem.