Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës breshkan
breshkan:

breshkán,-i m. sh. -ë(t) 1. zool. mashkulli i breshkës. 2. fig. njeri i mbyllur në guaskën e vet; tinëzar.

Sinonime / Të përafërta:
tinëzar
Të ngjashme:
breshanë:

breshán/ë,-a f. sh. -a(t) vjet. pushkë me strall e me tytë të gjatë.

breshkaqen:

breshkaqén,-i m. sh. -ë(t) njeri me breshkëza.

breshkëz:

bréshkëz,-a f. sh. -a(t) 1. zool. morr bimësh me guaskë të hollë e pulla-pulla: breshkëza e bardhë; breshkëza e kuqe; breshkëza e zezë; breshkëza dyllore. 2. mjek. gungë e vogël e qelbëzuar në lëkurë a në fyt.

breshtak:

breshták,-e mb. i breshtë.

kreshtan:

kreshtán,-i m. sh. -a(t) këndes me kreshtë.