Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës breshkë
breshkë:

bréshk/ë,-a f. sh. -a(t) 1. zool. kafshë e vogël me katër këmbë dhe me trup të futur në guaskë të fortë e pulla-pulla: breshkë uji breshkujëse; breshkë deti; me hapin e breshkës (fig.) shumë ngadalë. 2. zool. breshkëz. 3. bot. breshkëz.

breshk:

breshk,-u m. sh. -ë(t) zool. breshkan.

Të ngjashme:
bjeshkë:

bjéshk/ë,-a f. sh. -ë(t) mal i lartë me kullota verore: ujë bjeshke.

breshkëz:

bréshkëz,-a f. sh. -a(t) 1. zool. morr bimësh me guaskë të hollë e pulla-pulla: breshkëza e bardhë; breshkëza e kuqe; breshkëza e zezë; breshkëza dyllore. 2. mjek. gungë e vogël e qelbëzuar në lëkurë a në fyt.

breshtë:

bréshtë (i, e) mb. 1. i ngrirë. 2. fig. i vrazhdë; i egër. 3. fig. i pagdhendur.

kreshkë:

kréshk/ë,-a f. sh. -a(t) 1. gjethe; / përmb. gjethnajë. 2. luspë a leskër nga lëvorja e një druri etj.: kreshkë pishe.