Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bresher
breshër:

brésh/ër,-ri m. 1. reshje me kokrra të ngrira si akull: shi me breshër; s’qëndron breshri mbi breshkë (fj. u.). 2. edhe si ndajf., breshëri.

Sinonime / Të përafërta:
breshëri
Të ngjashme:
breshëri:

breshërí,-a f. sh. -(të) 1. të shtëna të menjëhershme me armë. 2. edhe si ndajf., fig. shumicë, breshër: breshëri duartrokitjesh; breshëri fjalësh (të sharash).

breshkë:

bréshk/ë,-a f. sh. -a(t) 1. zool. kafshë e vogël me katër këmbë dhe me trup të futur në guaskë të fortë e pulla-pulla: breshkë uji breshkujëse; breshkë deti; me hapin e breshkës (fig.) shumë ngadalë. 2. zool. breshkëz. 3. bot. breshkëz.

breshni:

breshní,-a f. breshër i hollë e i dendur.

breshtë:

bréshtë (i, e) mb. 1. i ngrirë. 2. fig. i vrazhdë; i egër. 3. fig. i pagdhendur.

reshper:

reshpér,-i m. sh. -ë(t) vjet. tregtar i madh: dyqanet e reshperëve.