Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës breshanë
breshanë:

breshán/ë,-a f. sh. -a(t) vjet. pushkë me strall e me tytë të gjatë.

Të ngjashme:
breshkan:

breshkán,-i m. sh. -ë(t) 1. zool. mashkulli i breshkës. 2. fig. njeri i mbyllur në guaskën e vet; tinëzar.

breshni:

breshní,-a f. breshër i hollë e i dendur.

prushanë:

prushán/ë,-a f. sh. -a(t) mangall.

rrethanë:

rrethán/ë,-a f. kryes. sh. -a(t) kushte; gjendje: rrethana lehtësuese (drejt.); rrethana rënduese (drejt.); rrethanat politike (ekonomike); në rrethana të caktuara; sipas rrethanave; plotës i rrethanës (gjuh.) rrethanor.

breshkë:

bréshk/ë,-a f. sh. -a(t) 1. zool. kafshë e vogël me katër këmbë dhe me trup të futur në guaskë të fortë e pulla-pulla: breshkë uji breshkujëse; breshkë deti; me hapin e breshkës (fig.) shumë ngadalë. 2. zool. breshkëz. 3. bot. breshkëz.