Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës breshëri
breshëri:

breshërí,-a f. sh. -(të) 1. të shtëna të menjëhershme me armë. 2. edhe si ndajf., fig. shumicë, breshër: breshëri duartrokitjesh; breshëri fjalësh (të sharash).

Sinonime / Të përafërta:
shumicë
breshër
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...njëzet vjet më parë. - Ju flisni shpesh për grekët dhe trojanët. Përse nuk u dashka të flasim për njëzet vjet më parë? - Këto biseda s'kanë fund, - tha gjenerali. - Këtu s'është vendi për to. Të tre u drejtuan me hapa të shpejtë te makina. Dyert u përplasën njëra pas tjetrës me rrëmbim, si një breshëri, dhe shoferi shkeli gazin. Por nuk ecën më shumë se pesë minuta. Në të dalë të fshatit, përtej urës së drunjtë, rrugën e kishte bllokuar një qerre, së cilës i kishte dalë rrota. Dy fusharakë vërtiteshin rreth saj. Ndërsa po përpiqeshin të vendosnin rrotën, fshatari e pyeti specialistin: -...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"

...t'ua tregosh maleve. Ndihej që në male borëronte, por vetë ato s'dukeshin. Kur mbërritëm te bregu, pamja ishte vërtet e pabesueshme Ndërtuesit, siç më kishte thënë rishtari, e kishin ndërprere vërtet punën, çka nuk kishte ndodhur asnjëherë. Ata ge si kishte shkulur dot nga ura as pjalmi e as breshëri, madje a vetë Ujana e Kege, e kishin lënë punën shytë dhe shpëmdarë grumbuj-grumbuj zallishtes, disa me sytë nga disa nga lumi, sikur t'i shihnin për herë të parë. Kur u afruam edhe më, vura re të tjerë njerëz që, të hypur mbi skela e trenj, ngjanin si shkerbe. Midis tyre, pranë harkut...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"

...ndryshme, asociacionet e të njëjtës fjali të Anton Pashkut janë të integruara për shkak se nuk i shmangen të njëjtit objekt. Kjo domethënë se fjalia e tij në relacion me realitetin është plotësisht re- aliste dhe e qartë. Nuk është, ndërkaq, të gjitha herat e qartë përkah domethënja për shkak se breshëri i simboleve, metaforave dhe asociacioneve na shpje në një botë të cilën të gjitha herat nuk e kemi të qartë. Fjalia e tij ashtu, më në fund, si edhe vepra në tërësi është një rebus, që mund të deshifrohet me vuajtje të madhe dhe të cilin nuk mund të kenë durim të përpiqen ta deshifrojnë të gjithë...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"
Të ngjashme:
breshërim:

breshërím,-i m. sh. -e(t) veprimi sipas foljeve.

breshër:

brésh/ër,-ri m. 1. reshje me kokrra të ngrira si akull: shi me breshër; s’qëndron breshri mbi breshkë (fj. u.). 2. edhe si ndajf., breshëri.

breshni:

breshní,-a f. breshër i hollë e i dendur.

bredhërij:

bredhërí/j jokal., -ta, -tur 1. bredh shumë: bredhërinte rrugëve. 2. v. III kërcen pas një goditjeje diku: bredhëriti plumbi.

breshërimë:

breshërím/ë,-a f. sh. -a(t) 1. breshnizë. 2. brerimë.