Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës brerore
brerore:

brerór/e,-ja f. sh. -e(t) kurorë e ndritshme e pikturuar përqark kokave të shenjtorëve në ikona; / rreth i shkëlqyer përqark një sendi të ndritshëm; aureolë: brerorja e Hënës.

Sinonime / Të përafërta:
aureolë
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...paraqitjet e portreteve të ktitorëve në fasadat e faltoreve, siç i ndeshim në Pojan e në Maligrad. Në hajatin e kishës së Pojanit (Apolonisë) gjejmë portretin familjar të perandorit Andronik. Ai paraqitet në qetësi të plotë, me fytyrë energjike dhe të pushtetshme. Rreth kokës së tij vërehet një brerore me ngjyrë të artë për t’i dhënë figurës së tij karakter hyjnor. Një vlerë të madhe kanë edhe afresket e kishës së Maligradit, ku në anën e jashtme të portës është paraqitur Qezar Novaku, fisnik i kësaj krahine, bashkë me familjen e tij. Si princi, ashtu edhe e shoqja dhe të bijtë janë veshur me...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
bregore:

bregór/e,-ja f. sh. -e(t) breg i ulët a kodër e vogël, bregale.

brekore:

brekór/e,-ja f. sh. -e(t) bot. shpargër.

brezore:

brezór/e,-ja f. sh. -e(t) 1. armë brezi. 2. këmishë e shkurtër deri në brez. 3. faqe mali a kodre e brez.ar.

bletore:

bletór/e,-ja f. sh. -e(t) vend me zgjoje bletësh; tërësia e zgjojeve të bletëve që ka dikush.

bredrure:

bredrúr/e,-ja f. sh. -e(t) qukapik.