Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës breron
breron:

brer/ón jokal. v. III, -ói, -úar 1. bie pa ndërprerje shi i dendur, shinon. 2. bën zhurmë si shiu kur bie mbi çati etj.

Sinonime / Të përafërta:
shinon
Të ngjashme:
bleron:

bler/ón jokal. v. III, -ói, -úar mbin bari i njomë ose dalin gjethet e blerta; vishet me blerim, gjelbëron: bleroi fusha.

biberon:

biberón,-i m. sh. -ë(t) kapëz për foshnja, thithë.

brerëz:

brérëz,-a f. bujq. sëmundje e ullinjve, që ua than dhe ua rrëzon kokrrat.

brerore:

brerór/e,-ja f. sh. -e(t) kurorë e ndritshme e pikturuar përqark kokave të shenjtorëve në ikona; / rreth i shkëlqyer përqark një sendi të ndritshëm; aureolë: brerorja e Hënës.

brezoj:

brez/ój kal., -óva, -úar i vë breza murit; / e rrethoj diçka me brez gardhi.