Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës brerez
brerëz:

brérëz,-a f. bujq. sëmundje e ullinjve, që ua than dhe ua rrëzon kokrrat.

Të ngjashme:
grerëz:

grérëz,-a f. sh. -a(t) [grér/ë,-a f. sh. -a(t)] zool. 1. kandërr si bleta, me trup më të vogël e më të hollë, në ngjyrë të verdhë e me vija të zeza, që ka një thumb helmues: e thumboi (e pickoi) grerëza. 2. fig. keq. njeri i lig: fole grerëzash.

berëz:

bérëz,-a f. sh. -a(t) 1. drugëz prej kallami për të mbledhur fillin. 2. zool. lloj bishtatundësi me këmbë shumë të holla.

breron:

brer/ón jokal. v. III, -ói, -úar 1. bie pa ndërprerje shi i dendur, shinon. 2. bën zhurmë si shiu kur bie mbi çati etj.

brehem:

bréhem vetv. 1. vetv. v. III e brej. 2. fig. grindem shumë me dikë, hahem e grihem; vuaj përbrenda, grindem me vetveten. / pës. bréhet v. III.

brez:

brez,-i m. sh. -a(t) 1. mes: u zhyt deri në brez; rri me duar në brez. 2. rrip i gjerë e i gjatë prej leshi, prej pambuku etj., që mbështillet rrotull mesit; ndrizë: brez.grash; / gjerdan për fishekë, për armët e mesit, për stoli etj.: brez.shpëtimi brez.gome që fryhet e përdoret në ujë; armët e brez.t. 3. sipërfaqe a hapësirë si rrip: brez.toke; brez.pyjor; brez.kufitar; brez. i qiellit (i shiut) ylberi; / gjeogr. pjesë e sipërfaqes së Tokës midis paralelesh a meridianësh: brez.gjeografik (i ftohtë, i ngrohtë); brez.tropikal. 4. dru i gjatë a shtresë betoni përgjatë murit për ta forcuar: mur me brez.. 5. të lindurit e një gjaku: brez. i parë (i dytë); / njerëzit e një moshe; njerëz të një qëllimi, të një prirjeje etj.: brez. i ri (i vjetër); brez. i luftës.