Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës brengos
brengos:

brengós kal., -a, -ur i shkaktoj brengë dikujt: më brengosi shumë.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...të mbështjellë me bërruce të zinj, krejt të lagur, vështrojnë të nemitur ujërat e turbullta, ngjyrë kafe, të lumit. Zilet e kuajve përbri tyre tringëllijnë, edhe ato fare ultas, edhe zërat e kalamajve po ashtu, ndërsa pamja e trapit, me traparin e gërmuqët sipër tij, sa më shumë që afrohet, i brengos. Përreth është njëfarë shkretie: bregu i ulët i lumit, vendevende ranishtë, vende-vende baltak, zgjatet gjer tutje, i mbuluar aty-këtu me xunkth. Rreth e rrotull s'ka asnjë shtëpizë, madje as muret e famullisë sonë nuk duken, kurse bujtina më e afërt është ndonjë mijë hapa larg. Pranë...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"
Të ngjashme:
brendës:

bréndës,-i m. sh. -(it) 1. pjesa e brendshme e diçkaje, zemër. 2. mbushje me mish të grirë, me djathë etj. midis petëve të byrekut ose me arra të shtypura, me krem etj. midis një ëmbëlsire. 3. njeri i brendshëm.

brengem:

bréng/em vetv., -a (u), -ur 1. më dalin bullunga; më krijohen gjurmë plagësh. 2. fig. brengosem1.

brengosës:

brengósës,-e mb. që të brengos, trishtues: lajm brengosës.

zhbrengos:

zhbrengós kal., -a, -ur i heq brengën; e qetësoj; kund. brengos.

brengosem:

brengósem vetv. 1. vetv. e brengos: u brengosa kur e pashë ashtu. 2. brengem1.