Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës brengem
brengem:

bréng/em vetv., -a (u), -ur 1. më dalin bullunga; më krijohen gjurmë plagësh. 2. fig. brengosem1.

Të ngjashme:
brengë:

bréng/ë,-a f. sh. -a(t) 1. bullungë; shenjë plage. 2. mjek. fyti i keq, difteria. 3. fig. vuajtje e rëndë shpirtërore, hidhërim; trishtim i thellë: jetë me brenga; / merak i madh, peng: e kam (më mbeti) brengë.

brengos:

brengós kal., -a, -ur i shkaktoj brengë dikujt: më brengosi shumë.

brengosem:

brengósem vetv. 1. vetv. e brengos: u brengosa kur e pashë ashtu. 2. brengem1.

brehem:

bréhem vetv. 1. vetv. v. III e brej. 2. fig. grindem shumë me dikë, hahem e grihem; vuaj përbrenda, grindem me vetveten. / pës. bréhet v. III.

brendës:

bréndës,-i m. sh. -(it) 1. pjesa e brendshme e diçkaje, zemër. 2. mbushje me mish të grirë, me djathë etj. midis petëve të byrekut ose me arra të shtypura, me krem etj. midis një ëmbëlsire. 3. njeri i brendshëm.