Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës brengë
brengë:

bréng/ë,-a f. sh. -a(t) 1. bullungë; shenjë plage. 2. mjek. fyti i keq, difteria. 3. fig. vuajtje e rëndë shpirtërore, hidhërim; trishtim i thellë: jetë me brenga; / merak i madh, peng: e kam (më mbeti) brengë.

Sinonime / Të përafërta:
bullungë
difteria
hidhërim
peng
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...vranë, bir" s'më linin të qetë. - Ka gjasë ta ketë vrarë dikush? - i thashë me zë të ulët. - Po përse? Ajo fshiu lotët. -Përse? Ku ta di unë e gjora përse. Me siguri kot. Se bënte hije mbi dhe. - Kohët e fundit ishte vazhdimisht i mërzitur, - tha gruaja pranë supit tim, - kishte një si brengë. - Po mbrëmë? - Veçanërisht mbrëmë. Mua prapë më ngrinë sytë te qafa e të muruarit, atje ku fillonte gropëza e gjoksit, thua se atje do të shfaqej diçka, një shenjë, një... s'di ç'të them. Por spërkatësi, me lëvizjen e zakonshme, hodhi përsëri vedrën me gëlqere mbi të muruarin. Lëngu i hirnosur...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"

...në stinën e dasmave. Tani po afrohej dimri dhe po bëheshin dasmat e fundit, ato që, për një arsye ose një tjetër, ishin shtyrë. Shpesh, netëve, gjeneralit i kishte qëlluar të dëgjonte që larg këtë gjëmim të lodrës përmes zhurmës së shiut dhe tingullin e violinës, herë gëzueshëm e herë gjithë brengë, ashtu siç binin në këto vise. Duke dëgjuar me kokë të futur nën velenxë, ai mendonte se sa i huaj mund të ishte njeriu në një vend tjetër. Mund të ishe më i huaj se drurët që rriten anës rrugës, ndonëse ata janë drurë e jo njerëz. Dhe, sigurisht, shumë më i huaj se dhentë, se qentë e stanit...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"
Të ngjashme:
brenda:

brénda ndajf. 1. në vendin a në hapësirën që përfshijnë kufijtë e diçkaje, në pjesën e brendshme, në brendësi; në një vend të mbyllur; kund. jashtë: brenda në shishe (në dhomë); brenda në det (në ujë, në pyll); brenda në trup (në kokë); hyri (mbeti) brenda; është kalbur nga brenda. 2. në gjirin e një familjeje, të një organizate etj.: brenda në institut; dhëndër brenda kollovar. 2. fig. në zemër a në shpirt, përbrenda: e mban brenda nuk e shfaq atë që ndien.

brenda:

brénda- fjalëform. pjesë e parë e fjalëve të përbëra, të cilat shënojnë vendin a hapësirën që përfshijnë kufijtë e diçkaje, mjedisin ku gjendet a kryhet diçka etj. (p.sh. brendabërthamor, brendashkruaj etj.).

brendi:

brendí,-a f. përmbajtja e një vepre, e një letre etj.; përmbajtja e një veprimtarie, thelbi i diçkaje; brendësi: brendia e romanit (e mësimit).

brengem:

bréng/em vetv., -a (u), -ur 1. më dalin bullunga; më krijohen gjurmë plagësh. 2. fig. brengosem1.

brengos:

brengós kal., -a, -ur i shkaktoj brengë dikujt: më brengosi shumë.