Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës brendshmi
brendshmi:

bréndshmi (së) ndajf. nga brenda; kund. së jashtmi.

brendshëm:

bréndsh,-ëm (i), -mi (i) m. sh. -ëm (-mit) (të) njeri i brendshëm.

Antonime:
së jashtmi
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...shkëputur nga çdo lidhje e mundshme. Të mos dinte çfarë? Ato që do të thuheshin ose që ishin thënë ndërkaq në Këshillin Artistik, dhe ai ende s'i kishte marrë vesh? Natyrisht, mendoi, por aty për aty iu kujtua se fjalët ia kishte thënë, ndërkaq, tjetërkush. Çfarë ishte mirë të mos dinte, thirri së brendshmi. Më shumë se me vajzën, mllefin e kishte tani me vetveten. I kishte dëgjuar ato fjalë e kishte qëndruar si squlls, në kohën kur ishte pikërisht çasti për të kundërtën, aq më tepër që shtrati ku bëhej dashuri ishte më i përshtatshëm se çdo vend tjetër për rrëfim. Ç’dreqin s'duhej të dinte? Që...

Ismail Kadare, "E Penguara"

...s'kishte më dëshirë për ta treguar (kishte qenë një çast që kishte besuar vërtet se kishte ndodhur njëfarë historize atje në plazh, por ajo kishte qenë aq e brishtë, saqë kishte mjaftuar shpërfillja e dëgjuesit që të tretej si vesa), kur e humbi, pra, shpresën për të hapur zemrën, u egërsua së brendshmi. Tani do të më shikosh, tha me vete. Dashke vëmendje për ndjenjëzat e tua, kurse për të tjerët bëhesh shurdh. S'kishte dashur të dëgjonte një historizë plazhi? Tani do t'ia prishte gjakun ndryshe. Gruaja plakë e dasmës, me grathoren e zezë të lyer me baltë e me klithmat e saj, i rrinte vazhdimisht...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"
Të ngjashme:
brendshme:

bréndsh,-me (e), -mja (e) f. sh. -me(t) (të) 1. pjesa e brendshme e diçkaje, brendësi. 2. sh. organet e brendshme, rropullitë, përbrendëset: të brendshmet e qengjit. 3. sh. veshjet e brendshme.

brendshëm:

bréndsh/ëm (i), -me (e) mb. 1. që gjendet a që kryhet brenda diçkaje; kund. i jashtëm: pjesa e brendshme; veshje të brendshme; organet e brendshme (anat.); sëmundje të brendshme. 2. që lidhet me jetën e një vendi, të një familjeje etj.: çështje të brendshme; njeri i brendshëm. 3. fig. që lidhet me anën shpirtërore a psikike: bota e brendshme; shtysë e brendshme. 4. që ka të bëjë me thelbin e diçkaje: lidhje të brendshme; shkaqe të brendshme.