Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës brendshem
brendshëm:

bréndsh,-ëm (i), -mi (i) m. sh. -ëm (-mit) (të) njeri i brendshëm.

brendshëm:

bréndsh/ëm (i), -me (e) mb. 1. që gjendet a që kryhet brenda diçkaje; kund. i jashtëm: pjesa e brendshme; veshje të brendshme; organet e brendshme (anat.); sëmundje të brendshme. 2. që lidhet me jetën e një vendi, të një familjeje etj.: çështje të brendshme; njeri i brendshëm. 3. fig. që lidhet me anën shpirtërore a psikike: bota e brendshme; shtysë e brendshme. 4. që ka të bëjë me thelbin e diçkaje: lidhje të brendshme; shkaqe të brendshme.

Të ngjashme:
brendshme:

bréndsh,-me (e), -mja (e) f. sh. -me(t) (të) 1. pjesa e brendshme e diçkaje, brendësi. 2. sh. organet e brendshme, rropullitë, përbrendëset: të brendshmet e qengjit. 3. sh. veshjet e brendshme.

brendshmi:

bréndshmi (së) ndajf. nga brenda; kund. së jashtmi.

rendohem:

rendóhem vetv. 1. radhitem. 2. rreshtohem. / pës. rendóhem.

erëndshëm:

erëndsh/ëm,-me mb. i mermë.