Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës brendshëm
brendshëm:

bréndsh,-ëm (i), -mi (i) m. sh. -ëm (-mit) (të) njeri i brendshëm.

brendshëm:

bréndsh/ëm (i), -me (e) mb. 1. që gjendet a që kryhet brenda diçkaje; kund. i jashtëm: pjesa e brendshme; veshje të brendshme; organet e brendshme (anat.); sëmundje të brendshme. 2. që lidhet me jetën e një vendi, të një familjeje etj.: çështje të brendshme; njeri i brendshëm. 3. fig. që lidhet me anën shpirtërore a psikike: bota e brendshme; shtysë e brendshme. 4. që ka të bëjë me thelbin e diçkaje: lidhje të brendshme; shkaqe të brendshme.

Antonime:
i jashtëm
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...hershme shqiptare. Ajo u përgatit nga prof. Selim Islami (redaktor përgjegjës), prof. dr. Muzafer Korkuti, prof. Frano Prendi dhe prof. dr. Skënder Anamali. Në vitin 1977, historia e lashtë u botua e ripunuar dhe e plotësuar me të dhëna të reja nga këta autorë, në formë dispense, për përdorim të brendshëm. Ky tekst, me pak shkurtime, u botua edhe në frëngjisht më 1985 si vëllim më vete, për t’u shfrytëzuar nga studiuesit dhe nga lexuesit e huaj, me titullin Les Illyriens - Aperçu historique, Tirana, 1985. Pjesa e parë, Ilirët, që përfshihet në këtë botim të ri (vëllimi i parë), është mbështetur...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"

... që më flisje një ditë, ai rendi i juaj i bankave e i përqindjeve, që do ta çonte një mijë vjet përpara botën, ka gjak në themele gjithashtu. Me mendje ia thashë të gjitha këto, madje prita edhe përgjigjen e tij: "si të gjitha rendet, o murg". Kurse ai, si ta kishte ndjerë shfrimin tim të brendshëm, ngriti kryet dhe, për herë të parë, m'i nguli sytë. Ishin po ata sy, që ia njihja tashmë: me ca si rreze e plasaritje, por të malcuara më fort, si në prag të plasjes, thua se të dyzetat s'i kishte i vdekuri i urës. por ai... XLI Pranvera ishte e kthjellët si rrallëherë. Nga shkrirja e...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"

...ato. Secili romansier ka mundësi të shohë se çfarë prosedeu dhe teknike krijuese përdor një shkrimtar tjetër, kurse këtë mundësi nuk e kanë pasur shkrimtarët e shekujve të largët. Edhe në letërsinë bëhen zbulime në pikëpamje të teknikës së shprehjes. Kështu, për shembëll, teknika e monologut të brendshëm, të cilën e ka afirmuar, megjithëse nuk e ka përdorur vetë i pari, romansieri i madh, Xhems Xhojsi, është një prej të mirave, të cilën, me modifikime të ndryshme, e zbatojnë pjesa më e madhe e romansierëve bashkëkohorë. Është e qartë, pra, se proceset e sotme kulturore flasin për afrimin e shijes...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"

...kufomat që zhvarros, që të mos shndërrohet në gjeneral ushtrie të vdekur, siç e ka cilësuar autori, përbën një nga linjat vepruese më dramatike të librit. Gjithsesi, vlen të përmendet se Ismail Kadareja nuk e drejton asnjëherë romanin e tij në anën e përmasës fantastike dhe se konflikti i brendshëm i heroit të tij, njësoj si dhe angushtia e tij janë krejtësisht logjike, edhe pse e shohim atë të kryejë, të paktën dy herë, veprime irracionale: i pari, i diktuar nga një frikë thuajse e mbinatyrshme, kur vërvit në lumë eshtrat e kolonelit Z., të vlerësuar, madje, si “gjetjen" e tij më të rëndësishme...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"
Të ngjashme:
brendshmi:

bréndshmi (së) ndajf. nga brenda; kund. së jashtmi.

erëndshëm:

erëndsh/ëm,-me mb. i mermë.

brendshme:

bréndsh,-me (e), -mja (e) f. sh. -me(t) (të) 1. pjesa e brendshme e diçkaje, brendësi. 2. sh. organet e brendshme, rropullitë, përbrendëset: të brendshmet e qengjit. 3. sh. veshjet e brendshme.

rëndshëm:

rëndshëm ndajf. bised. shumë.