Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës brendi
brendi:

brendí,-a f. përmbajtja e një vepre, e një letre etj.; përmbajtja e një veprimtarie, thelbi i diçkaje; brendësi: brendia e romanit (e mësimit).

Sinonime / Të përafërta:
brendësi
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...e armëve të tij. Në vitin 172 p.e. sonë në krye të ushtrisë maqedone që sulmoi Mbretërinë Dardane u vu vetë mbreti Perseu. Fitorja e përkohshme nuk i lëkundi dardanët dhe nuk pati ndonjë rëndësi të madhe, sepse në dy vitet që pasuan Mbretëria e Dardanëve përmendet si një fuqi e rëndësishme në brendi të Ballkanit. Në këtë kohë ata e forcuan miqësinë me shtetin ilir nëpërmjet një lidhje martesore të Teutës, bijës së mbretit Monun, me Gentin. Kjo aleancë u shoqërua me një veprimtari ushtarake të përkohshme kundër Maqedonisë në kufijtë perëndimorë të saj, por sukseset e Perseut në krahinën e...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
brenda:

brénda ndajf. 1. në vendin a në hapësirën që përfshijnë kufijtë e diçkaje, në pjesën e brendshme, në brendësi; në një vend të mbyllur; kund. jashtë: brenda në shishe (në dhomë); brenda në det (në ujë, në pyll); brenda në trup (në kokë); hyri (mbeti) brenda; është kalbur nga brenda. 2. në gjirin e një familjeje, të një organizate etj.: brenda në institut; dhëndër brenda kollovar. 2. fig. në zemër a në shpirt, përbrenda: e mban brenda nuk e shfaq atë që ndien.

brenda:

brénda- fjalëform. pjesë e parë e fjalëve të përbëra, të cilat shënojnë vendin a hapësirën që përfshijnë kufijtë e diçkaje, mjedisin ku gjendet a kryhet diçka etj. (p.sh. brendabërthamor, brendashkruaj etj.).

orendi:

orendí,-a f. kryes. sh. -(të) 1. pajisje të lëvizshme (si dollapë, tryeza, banka etj.) për nevojat e përditshme në shtëpi, në zyrë, në shkollë etj.: orendi shtëpiake (shkollore); e ka pajisur me orendi. 2. veglat për një punë të caktuar: orenditë bujqësore; orenditë e hekurpunuesit.

brenda:

brénda parafj. (r. rr.) përdoret me emra a me përemra, kur diçka ndodhet ose kryhet në vendin a në hapësirën që përfshijnë kufijtë e diçkaje, në gjirin e një mjedisi shoqëror etj.; kund. jashtë: brenda shtëpisë; brenda vendit; brenda familjes; brenda mundësive; brenda ligjeve; brenda rregullores; brenda temës; brenda ditës; brenda vitit; brenda orarit; brenda dhjetë minutash.

arendë:

arénd/ë,-a f. ek. shfrytëzim i përkohshëm i një toke me qira.