Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës brendazi
brendazi:

bréndazi ndajf. së brendshmi.

Të ngjashme:
brendësi:

brendësí,-a f. 1. pjesa e brendshme e diçkaje, e brendshmja, brendësirë: në brendësi të tokës; / thelbi i një çështjeje: e njeh në brendësi. 2. brendi.

brekazi:

brekazí,-u m. sh. -nj(të) zool. brumbull i zi, me dy brirthë të degëzuar.

brenda:

brénda ndajf. 1. në vendin a në hapësirën që përfshijnë kufijtë e diçkaje, në pjesën e brendshme, në brendësi; në një vend të mbyllur; kund. jashtë: brenda në shishe (në dhomë); brenda në det (në ujë, në pyll); brenda në trup (në kokë); hyri (mbeti) brenda; është kalbur nga brenda. 2. në gjirin e një familjeje, të një organizate etj.: brenda në institut; dhëndër brenda kollovar. 2. fig. në zemër a në shpirt, përbrenda: e mban brenda nuk e shfaq atë që ndien.

brenda:

brénda- fjalëform. pjesë e parë e fjalëve të përbëra, të cilat shënojnë vendin a hapësirën që përfshijnë kufijtë e diçkaje, mjedisin ku gjendet a kryhet diçka etj. (p.sh. brendabërthamor, brendashkruaj etj.).

brendi:

brendí,-a f. përmbajtja e një vepre, e një letre etj.; përmbajtja e një veprimtarie, thelbi i diçkaje; brendësi: brendia e romanit (e mësimit).