Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës brenda
brenda:

brénda ndajf. 1. në vendin a në hapësirën që përfshijnë kufijtë e diçkaje, në pjesën e brendshme, në brendësi; në një vend të mbyllur; kund. jashtë: brenda në shishe (në dhomë); brenda në det (në ujë, në pyll); brenda në trup (në kokë); hyri (mbeti) brenda; është kalbur nga brenda. 2. në gjirin e një familjeje, të një organizate etj.: brenda në institut; dhëndër brenda kollovar. 2. fig. në zemër a në shpirt, përbrenda: e mban brenda nuk e shfaq atë që ndien.

brenda:

brénda- fjalëform. pjesë e parë e fjalëve të përbëra, të cilat shënojnë vendin a hapësirën që përfshijnë kufijtë e diçkaje, mjedisin ku gjendet a kryhet diçka etj. (p.sh. brendabërthamor, brendashkruaj etj.).

brenda:

brénda parafj. (r. rr.) përdoret me emra a me përemra, kur diçka ndodhet ose kryhet në vendin a në hapësirën që përfshijnë kufijtë e diçkaje, në gjirin e një mjedisi shoqëror etj.; kund. jashtë: brenda shtëpisë; brenda vendit; brenda familjes; brenda mundësive; brenda ligjeve; brenda rregullores; brenda temës; brenda ditës; brenda vitit; brenda orarit; brenda dhjetë minutash.

Sinonime / Të përafërta:
përbrenda
Antonime:
jashtë
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...ai, - por vetëm kanë kullotur këto lopë të qeta ngjyrëkafe. - Ashtu duket gjithmonë më pas, - tha prifti, - kanë kaluar njëzet vjet që atëherë. - Është e vërtetë, ka kaluar shumë kohë. Prandaj dhe shqetësohem. - Përse të shqetësoheni? - tha prifti. - Toka këtu është e qëndrueshme, atë ç'ka brenda e ruan për shumë vjet. - Po, ashtu është. Nuk e di as vetë përse nuk më besohet që ata janë diku pranë, vetëm dy metra thellë, nën këmbët tona. - Nuk ju besohet, sepse nuk keni qenë ndonjëherë këtu. - Ishte e tmerrshme? Prifti bëri “po” me krye. Tani varrmihësi i vjetër ishte futur pothuaj i...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"

...qoftë se konti do të pranonte, të gjitha këto do të shkruheshin në një marrëveshje të përpiktë (një për një dhe pikë për pikë, sipas shprehjes së tyre), do të nënshkruheshin nga të dy palët dhe do të vuloseshin me vulë. Ata ndërprenë fjalën për të treguar vulën, që njëri prej tyre e nxori që brenda setrës së vet të çuditshme. -Shenja e të plotfuqishmit duhet të vihet në vend, - thanë ata pothuaj me një gojë. Konti, me sytë e lodhur, të skuqur anëve, vështronte herë peshkopin, herë sekretarin e vet. Po vështrimi i tyre ishte si i topitur përpara kësaj të panjohure. - E cili është ky zoti...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"

... zbuluara në vendbanimet neolitike të Maliqit, të Dunavecit etj.. Botëkuptimi i banorëve neolitikë është shprehur edhe në kultin e varrimit. Varrosja e të vdekurve bëhej pranë ose brenda territorit të vendbanimit. Varret nuk kishin ndonjë ndërtim të veçantë; kufoma vendosej në një gropë të cekët në pozicion fjetjeje dhe këmbë të mbledhura pa takëm funeral. Riti i varrimit brenda territorit të banuar ose brenda banesës ishte i lidhur me një zakon shumë të përhapur në atë kohë në Ballkan dhe në përgjithësi në rajonin e gjerë të Mesdheut. Siç duket, ai kishte karakter flijimi dhe u kushtohej...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"

...papërtëritur, kurse mediokritetet, duke i shkoqur format e huaja prej kontekstit natyror, artistik, krijojnë kiç-literaturë, që në periferinë evropiane shpesh pranohet si literaturë „e vërtetë". Mediokritetet e letërsisë në të vërtetë janë epigonë. Çdo gjë të huaj, çdo inovacion, që është inovacion vetëm brenda kontekstit ku është përdorur, ata e pranojnë, pra, pa kurrfarë rezerve për shkak se janë të qëruar prirjesh dhe vetëdije kritike që t'ja nënshtrojnë gjykimit dhe vlerësimit të vet kritik. Përse mediokritetet e letërsisë zbresin në nivelin e epigonëve? Sipas të gjitha gjasave, ata vuajnë prej kompleksit...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"

...Është e vërtetë se u krijua një keqkuptim i dyanshëm, por s'ka pasur qëllim të keq... Ndërkaq, duhet t'ju them se vajza, së cilës ju i keni nënshkruar librin bashkë me fjalët “kujtim nga autori", e ka... ose, më saktë, e kishte një problem, madje të rëndë... Dramaturgu ndjeu një si shkretim brenda vetes. - A mund ta di? - tha me zë të ulët. - Natyrisht, - ishte përgjigjja. - Mundet, madje duhet ta dini. Vajza është... domethënë ka qenë... e internuar. Aha, ia bëri tjetri me vete. Deshi të pyeste për përdorimin e habitshëm të kohës së foljeve, në dy kohë, të tashme dhe të shkuar, por...

Ismail Kadare, "E Penguara"
Të ngjashme:
brendi:

brendí,-a f. përmbajtja e një vepre, e një letre etj.; përmbajtja e një veprimtarie, thelbi i diçkaje; brendësi: brendia e romanit (e mësimit).

arendë:

arénd/ë,-a f. ek. shfrytëzim i përkohshëm i një toke me qira.

brendazi:

bréndazi ndajf. së brendshmi.