Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës brendësi
brendësi:

brendësí,-a f. 1. pjesa e brendshme e diçkaje, e brendshmja, brendësirë: në brendësi të tokës; / thelbi i një çështjeje: e njeh në brendësi. 2. brendi.

brendës:

bréndës,-i m. sh. -(it) 1. pjesa e brendshme e diçkaje, zemër. 2. mbushje me mish të grirë, me djathë etj. midis petëve të byrekut ose me arra të shtypura, me krem etj. midis një ëmbëlsire. 3. njeri i brendshëm.

Sinonime / Të përafërta:
brendësirë
brendi
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...kështjella, zbritën në jug deri në afërsi të qytetit të Apolonisë, në provincën e Maqedonisë. 2) Një grup tjetër kryengritësish u drejtua nga veriperëndimi, për të çliruar krahinat ilire në kufi me Italinë dhe për të forcuar mbrojtjen në këto vise. 3) Një pjesë tjetër e kryengritësve qëndroi në brendësi të viseve dalmate, duke pasur si detyrë jo vetëm çlirimin e plotë të vendit, por edhe organizimin e mbrojtjes. Lufta çlirimtare e ilirëve dhe fitoret e para të tyre u bënë shqetësuese për romakët, të cilët po humbnin kështu tokat e pushtuara në pjesën veriore të Ballkanit. Vrulli i kësaj lufte...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
brendëse:

bréndëse(-t) f. sh. përbrendëset.

brendazi:

bréndazi ndajf. së brendshmi.

rëndësi:

rëndësí,-a f. 1. peshë: rëndësia e trupit (e gurit). 2. fig. ajo që e bën diçka të ketë vlerë; peshë; të qenët i rëndësishëm: rëndësi politike (historike, ndërkombëtare); gjëra me (pa) rëndësi; e kuptojnë (e çmojnë, e nënvlerësojnë) rëndësinë (e diçkaje); s’ka rëndësi nuk ia vlen; s’ka gjë, nuk prish punë; / vlera që ka dikush në një grup a në një mjedis, në një kohë etj.: njeri me rëndësi; i jep rëndësi vetes (keq.) e vlerëson shumë veten. 3. fig. vëmendja që i kushtojmë diçkaje: i jap rëndësi (të madhe) e vlerësoj, e çmoj (shumë); nuk i dha rëndësi e la pas dore, nuk u kujdes; mos u jep rëndësi fjalëve! mos i dëgjo fjalët që thuhen poshtë e lart! 4. fiz. rëndesë. 5. rëndësirë2.

brendi:

brendí,-a f. përmbajtja e një vepre, e një letre etj.; përmbajtja e një veprimtarie, thelbi i diçkaje; brendësi: brendia e romanit (e mësimit).