Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës brekushe
brekushe:

brekúshe(-t) f. sh. veshje e jashtme prej leshi, prej pambuku etj., e qepur si brekë të gjata e të gjera: brekushe të bardha.

Të ngjashme:
barkushe:

barkúsh/e,-ja f. sh. -e(t) anat. secila nga dy dhomëzat e poshtme të zemrës, që shtrëngohen e lëshohen për të bërë qarkullimin e gjakut: barkushja e majtë (e djathtë).

drenushë:

drenúsh/ë,-a f. sh. -a(t) 1. zool. femra e drerit, sutë. 2. fig. vajzë e urtë dhe e butë.

brushë:

brúsh/ë,-a f. sh. -a(t) furçë.