Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës brejtes
brejtës:

bréjtës,-e mb. 1. që bren, gërryes: lëndë brejtëse. 2. zool. që ushqehet duke brejtur bimë: kafshë brejtëse.

brejtës:

bréjtës,-i m. sh. -(it) zool. kafshë gjitare, si ketri, miu etj., që ushqehen duke brejtur bimë: rendi i brejtësve.

Sinonime / Të përafërta:
gërryes
Të ngjashme:
brejtar:

brejtár,-e mb., edhe si em. m., brejtës.

drejtas:

dréjtas ndajf. 1. në drejtim të dikujt a të diçkaje, drejt: aty drejtas. 2. fig. në marrëdhënie të mira me dikë, me mirëkuptim e me dashuri: e shpien (shkojnë) drejtas.

drejtues:

drejtúes,-i m. sh. -(it) 1. ai që organizon e drejton punën e një ndërmarrjeje, të një institucioni, të një organizate etj.; udhëheqës: drejtues i aftë (i zoti). 2. ai që vë në punë një makineri, një mekanizëm etj.; anëtar i ekuipazhit që drejton një anije, një aeroplan etj.: drejtuesi i anijes (i aeroplanit, i tankut). 3. elektr. pajisje a aparat që kthen rrymën e ndryshueshme në rrymë të vazhduar.

brejtje:

bréjtj/e,-a (brérj/e,-a) f. sh. -e(t) veprimi sipas foljeve: brejtja me dhëmbë; brerje ndërgjegjeje.