Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës brejtës
brejtës:

bréjtës,-e mb. 1. që bren, gërryes: lëndë brejtëse. 2. zool. që ushqehet duke brejtur bimë: kafshë brejtëse.

brejtës:

bréjtës,-i m. sh. -(it) zool. kafshë gjitare, si ketri, miu etj., që ushqehen duke brejtur bimë: rendi i brejtësve.

Sinonime / Të përafërta:
gërryes
Të ngjashme:
brejtar:

brejtár,-e mb., edhe si em. m., brejtës.

drejtas:

dréjtas ndajf. 1. në drejtim të dikujt a të diçkaje, drejt: aty drejtas. 2. fig. në marrëdhënie të mira me dikë, me mirëkuptim e me dashuri: e shpien (shkojnë) drejtas.

brejtje:

bréjtj/e,-a (brérj/e,-a) f. sh. -e(t) veprimi sipas foljeve: brejtja me dhëmbë; brerje ndërgjegjeje.

brejtur:

bréjtur (i, e) mb. që është brejtur: me rroba të brejtura.