Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës brej
brej:

brej kal., -ta, -tur 1. grimcoj me dhëmbë; e ha pak e nga pak, e gërryej: krimbi bren drurin; ndryshku bren hekurin; uria bren gurët (fj. u.). 2. jokal. v. III (me trajtë të shkurtër përemërore) më kruhet shumë: më brejnë duart. 3. v. III (me trajtë të shkurtër përemërore) fig. më mundon shumë diçka përbrenda, s’më lë të qetë: më bren ndërgjegjja; më bren malli për djalin; më bren meraku (dyshimi).

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...(297-272 p.e. sonë) Në fillim të shek. III p.e. sonë, Epiri del nga kriza e vështirë dhe me pasoja të rënda politike që e kishte mbërthyer pas vdekjes së Aleksandrit Molos dhe vihet në rrugën e zhvillimit të mëtejshëm ekonomiko-shoqëror dhe politiko-kulturor. Nga një politikë e paqëndrueshme e brejtur nga kontradikta të brendshme dhe presione nga jashtë, shteti epirot kalon tani në një politikë energjike të pavarur, me një perspektivë të gjerë në fushën e forcimit të pushtetit shtetëror dhe të zgjerimit territorial të tij, që u realizuan me një shpejtësi dhe me një mënyrë të paparë deri atëherë...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
blej:

ble/j kal., -va, -rë 1. marr diçka nga një tjetër duke e paguar me para: bleu një shtëpi; e bleu lirë. 2. fig. keq. e bëj për vete dikë me ryshfet. 3. fig. ia kuptoj mendimin a qëllimin, e marr vesh ku e ka: ia bleu fjalën; / përfitoj prej dikujt, thith: fëmija blen mëson shumë prej të rriturve. / pës. blihém.

breg:

breg,-u m. sh. brígje(t) 1. rripi i tokës buzë një rrjedhe uji, buzë detit etj.; vendet pranë detit: bregu i lumit (i liqenit); breg më breg; drejt brigjeve të largëta; doli në breg. 2. buza e një sendi; qenar: bregu i vatrës; bregu i pëlhurës. 3. kodër e vogël; pirg dheu: fushë me brigje.

brejë:

bréj/ë,-a f. 1. gërryerje pak e nga pak, brejtje; vendi a pjesa e brejtur. 2. mjek. gangrenë, qime.

brez:

brez,-i m. sh. -a(t) 1. mes: u zhyt deri në brez; rri me duar në brez. 2. rrip i gjerë e i gjatë prej leshi, prej pambuku etj., që mbështillet rrotull mesit; ndrizë: brez.grash; / gjerdan për fishekë, për armët e mesit, për stoli etj.: brez.shpëtimi brez.gome që fryhet e përdoret në ujë; armët e brez.t. 3. sipërfaqe a hapësirë si rrip: brez.toke; brez.pyjor; brez.kufitar; brez. i qiellit (i shiut) ylberi; / gjeogr. pjesë e sipërfaqes së Tokës midis paralelesh a meridianësh: brez.gjeografik (i ftohtë, i ngrohtë); brez.tropikal. 4. dru i gjatë a shtresë betoni përgjatë murit për ta forcuar: mur me brez.. 5. të lindurit e një gjaku: brez. i parë (i dytë); / njerëzit e një moshe; njerëz të një qëllimi, të një prirjeje etj.: brez. i ri (i vjetër); brez. i luftës.

prej:

prej parafj. (r. rr.) 1. së bashku me një emër a me një përemër tregon: lëndën nga e cila është bërë diçka: krevat prej druri (prej hekuri); shtëpi prej guri; çantë prej lëkure; / tiparin ose cilësinë që e dallon dikë a diçka: sjellje prej rrugaçi; punë prej mjeshtri; / kohën kur nis një veprim ose fillimin e një periudhe; sasi kohe; periudhë kohe me caqet e fillimit e të mbarimit, nga: është prej vitesh; prej mëngjesit deri në mbrëmje; prej sot e tutje; / sasinë e diçkaje sipas një mase të caktuar: lartësi prej dhjetë metrash; / vendin a pjesën nga e kapim dikë a diçka; për, nga: e kapi prej krahësh; e tërhoqi prej xhakete. 2. nga: erdhën prej fshatit; buron prej malit; zbriti prej makine; u zgjua prej gjumit; prej Tirane në Peshkopi; shumë prej tyre; u largua prej familjes; shpëtoi prej rrezikut; e ka prej lodhjes; kushëri prej babait; me burim prej ilirishtes; e kërkon prej meje; është prej Korçe.