Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës breginjë
breginjë:

bregínj/ë,-a f. sh. -a(t) vend me bregore.

Të ngjashme:
bregajë:

bregáj/ë,-a f. sh. -a(t) breginjë.

brinjë:

brínj/ë,-a f. sh. -ë(t) 1. anat. eshtër e gjatë, e ngushtë dhe e harkuar nga boshti i kurrizit deri te kocka e gjoksit: brinjë e verbër (e varfër, e rreme) brinjë që nuk ngjitet te kocka e gjoksit; brinjë qengji; theu brinjët; nuk i ka mish brinja është i dobët; / pjesa e trupit nga sqetulla deri te mesi, ijë: më ther në brinjë; shtrihem në brinjë. 2. edhe sh. - a(t) faqe e thepisur mali, shkëmbi etj., rripë; e përpjetë e vogël: mori brinjën (fig.) iku nga mundi. 3. ana e ngushtë e një sendi; pjesa a faqja anësore: brinjët e samarit. 4. gjeom. vija anësore e një figure gjeometrike a ku priten dy faqe të një trupi gjeometrik: brinjët e trekëndëshit (e kubit).