Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bregdet
bregdet:

bregdét,-i m. sh. -e(t) breg deti; krahinë pranë tij: bregdeti shqiptar (i Adriatikut, i Jonit).

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...dardanët që banonin në rrafshin e Kosovës, të cilët shtriheshin në veri në tokat midis degëve jugore e perëndimore të Moravës deri aty ku këto bashkohen për të formuar Moravën e Madhe. Midis fiseve të hershme të Ballkanit Veriperëndimor ndër më të fuqishmit ishin liburnët, të cilët banonin në bregdet dhe në ishujt deri tek lumi Krka, në jug të tyre vinin dalmatët, kurse në viset e Bosnjës së brendshme, autariatët. Përveç këtyre fiseve, në territorin e gjerë të Ilirisë do të shfaqen më vonë, në rrethana krejt të reja historike e politike, edhe një numër i madh bashkësish të tjera ilire, midis...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"

...në njërën anë predikon marksizëm-leninizmin, që predikon barazinë sociale, që betohet në Marksin dhe Leninin sikundër klerikët në librat e shenjta, kurse në anën tjetër ndërton kështjellë të madhe për familjen e tij të vogël, ose blen dyqan në qendrën e qytetit të vendlindjes, ose ndërton vilë në bregdet. Duke mbrojtur gjoja të drejtën dhe mirëqenjen e shumicës, ai në të vërtetë krijon standardin dhe mirëqenjen vetiake. Demagog është ai që duke drejtuar ndërmarrjen, ose ndonjë repart të ndërmarrjes flet për të drejtat e punëtorëve, ndërsa po ata punëtorë i shfrytëzon në ndërtimin e shtëpisë së tij...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"

...Gjenerali vështronte nga veriu, atje ku zbardhnin vilat e para të plazheve, stacionet verore të hekurudhës dhe radha e shtëpive të pushimit dhe e hoteleve të mëdha, shumica e të cilave tani ishin mbyllur. Po mblidhnin eshtrat e ushtarëve të ditës së parë të luftës. Gjatë gjithë javës lëvizën nëpër bregdet, duke u ndalur në të gjitha pikat, ku ishte bërë zbarkimi i trupave. Cdo pikë kishte varrezën e saj. Atij i kujtohej mirë dita e parë e luftës, pranvera e vitit 1939. Atëherë ishte në Afrikë. Në mbrëmje, radioja kishte dhënë lajmin: trupat fashiste zbarkuan në Shqipëri. Populli shqiptar...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"
Të ngjashme:
bregdetar:

bregdetár,-e mb.që gjendet në breg të detit; i bregdetit: kufi bregdetar; krahinë (zonë) bregdetare; qytet bregdetar; artileri bregdetare.

bregdetas:

bregdétas,-i m. sh. -(it) banor i bregdetit, bregas.

bregdetar:

bregdetár,-i m. sh. -ë(t) bregdetas.

bregdetas:

bregdétas,-e mb. bregdetar.

brendës:

bréndës,-i m. sh. -(it) 1. pjesa e brendshme e diçkaje, zemër. 2. mbushje me mish të grirë, me djathë etj. midis petëve të byrekut ose me arra të shtypura, me krem etj. midis një ëmbëlsire. 3. njeri i brendshëm.