Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bregël
bregël:

brég/ël,-la f. sh. -la(t) bregore e vogël.

Të ngjashme:
bregale:

bregál/e,-ja f. sh. -e(t) bregore.

bregas:

brégas,-i m. sh. -(it) bregdetas.

bregcë:

brégc/ë,-a f. sh. -a(t) zool. zog sa mëllenja, me pendë të gjelbra, që rron brigjeve të lumenjve; gargull, babil.

bregor:

bregór,-e mb. që është brigje-brigje: vend bregor.

breg:

breg,-u m. sh. brígje(t) 1. rripi i tokës buzë një rrjedhe uji, buzë detit etj.; vendet pranë detit: bregu i lumit (i liqenit); breg më breg; drejt brigjeve të largëta; doli në breg. 2. buza e një sendi; qenar: bregu i vatrës; bregu i pëlhurës. 3. kodër e vogël; pirg dheu: fushë me brigje.