Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës breg
breg:

breg,-u m. sh. brígje(t) 1. rripi i tokës buzë një rrjedhe uji, buzë detit etj.; vendet pranë detit: bregu i lumit (i liqenit); breg më breg; drejt brigjeve të largëta; doli në breg. 2. buza e një sendi; qenar: bregu i vatrës; bregu i pëlhurës. 3. kodër e vogël; pirg dheu: fushë me brigje.

Sinonime / Të përafërta:
qenar
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...kllapat e hekurta të të cilave lidhej gjatë natës trapi i kalimit mbi lumë, një kalimtari, që s'e njihte kush në këtë anë, i ra sëmundja e tokës. Trapari, që e kishte parë me sy gjithçka, tregoi se zhelani i panjohur, me pamje gjysmë shenjtori gjysmë të çmenduri, pasi qe endur një copë herë te bregu, midis skelës së trapit dhe vendit ku kalohet lumi në va gjatë verës, lëshoi papritur një klithmë, sikur t'i kishin prerë fytin, dhe ra përmbys mu në llucë. Ndonëse te kjo pikë e bregut bëhej kalimi i njerëzve ei bagëtive me anë të trapit mbi lumë, prapëseprapë kjo s'ishte veç një humbëtirë e...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"

...kur dielli skuqte si një sy i madh i lodhur dhe aty-këtu nëpër cepat e horizontit, të lehta e të pasigurta, dridheshin njollat e para të mbrëmjes. Bregu i detit mbushej plot me njerëz që shëtisnin. Gjithë shoqëria e tyre rrinin në tarracën e hotelit të madh dhe vështronin diellin që perëndonte dhe varkat e pulëbardhat mbi det. Në mbrëmje kur ndizeshin reklamat e mëdha të hotelit e ato të dancingjeve ata ngriheshin dhe shëtisnin në breg, bashkë me fëmijët, ose uleshin në fronet ndanë ujit. Atë pasdite, në tarracë kishte shumë njerëz dhe shishet shkëlqenin e dukeshin të purpurta në...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"

... Këtyre u shtoheshin edhe ishujt Isa e Korkyra. Ndryshe nga kjo pikëpamje, më realist është mendimi që nuk njeh ndonjë teprim lidhur me të ashtuquajturin protektorat romak në Iliri. Me të drejtë është vënë në dukje se ai nuk ka përbërë kurrë një rrip të pandërprerë toke, që nga Lisi e deri te bregu kontinental përballë Korkyrës, por ka qenë përbërë, ashtu si e nënkupton Polibi dhe e shpreh Apiani, nga Apolonia, Dyrrahu dhe territoret e tyre, nga ishujt Korkyra, Isa dhe nga parthinët e atintanët, pa asnjë territor më tepër nga ato që i ishin dorëzuar Romës. Lisi, i cili në bazë të traktatit...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"

...është e vërtetë. Por një vajzë e internuar, nga një familje e tillë, besoj se nuk quhet ashtu, desha të them, e zakonshme. Ata të dy, në të njëjtën kohë, e gjetën veten duke lëvizur filxhanët e kafesë, çka tregonte se heshtja ishte e bezdisshme. Fantazma e partizanit të vrarë pas krahëve, te bregu i kënetës, në fund të aktit të dytë, iu përhi përsëri. ... ... Ne njihemi ende pak, - tha Rudiani, - megjithatë do të më lejoni t'ju bëj një pyetje të... të... . s’di si ta cilësoj... të drejtpërdrejtë... domethënë... të keqe... - Sytë e hetuesit mbetën të ngrirë, ashtu siç i zunë ato fjalë...

Ismail Kadare, "E Penguara"
Të ngjashme:
brej:

brej kal., -ta, -tur 1. grimcoj me dhëmbë; e ha pak e nga pak, e gërryej: krimbi bren drurin; ndryshku bren hekurin; uria bren gurët (fj. u.). 2. jokal. v. III (me trajtë të shkurtër përemërore) më kruhet shumë: më brejnë duart. 3. v. III (me trajtë të shkurtër përemërore) fig. më mundon shumë diçka përbrenda, s’më lë të qetë: më bren ndërgjegjja; më bren malli për djalin; më bren meraku (dyshimi).

brez:

brez,-i m. sh. -a(t) 1. mes: u zhyt deri në brez; rri me duar në brez. 2. rrip i gjerë e i gjatë prej leshi, prej pambuku etj., që mbështillet rrotull mesit; ndrizë: brez.grash; / gjerdan për fishekë, për armët e mesit, për stoli etj.: brez.shpëtimi brez.gome që fryhet e përdoret në ujë; armët e brez.t. 3. sipërfaqe a hapësirë si rrip: brez.toke; brez.pyjor; brez.kufitar; brez. i qiellit (i shiut) ylberi; / gjeogr. pjesë e sipërfaqes së Tokës midis paralelesh a meridianësh: brez.gjeografik (i ftohtë, i ngrohtë); brez.tropikal. 4. dru i gjatë a shtresë betoni përgjatë murit për ta forcuar: mur me brez.. 5. të lindurit e një gjaku: brez. i parë (i dytë); / njerëzit e një moshe; njerëz të një qëllimi, të një prirjeje etj.: brez. i ri (i vjetër); brez. i luftës.

treg:

tre/g,-gu m. sh. -gje(t) 1. vend i posaçëm ku tregtohen mallra; krahinë a vend ku mund të shiten mallrat: tregu i kafshëve; ditë tregu një ditë e caktuar në javë për të shitur e për të blerë; tregu i shumicës tregu ku shiten mallra me shumicë; tregu ndërkombëtar (i brendshëm, i jashtëm). 2. shitja dhe blerja e mallrave, tregti: treg i zi tregti zakonisht e fshehtë e me çmime të larta; treg i lirë tregti me çmime të mbështetura në kërkesën dhe në ofertën. 3. fin. sfera në të cilën qarkullojnë vlerat monetare: tregu financiar (monetar, valutor).

beg:

beg,-u m. 1. bej. 2. kalli misri me kokrra të kuqërreme.

bre:

bre pasth. bised. përdoret për të përforcuar shprehjen e një habie, të një kënaqësie etj.; ore: folni, bre shokë!; bre, sa shumë paska!