Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bredhës
bredhës:

brédhës,-e mb., edhe si em., që bredh; endacak.

Sinonime / Të përafërta:
endacak
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...përpiqeshin të shqiptonin emrin e tij, Abdullah, që e thoshin përherë e më shtrembër, sidomos kur përpiqeshin ta zvogëlonin në mënyrë përkëdhelëse, me një “th” në fund. XXI Gjatë fundit të muajit shëmill dhe javës së parë të dimrit, dervishët vazhduan të shihen kudo. Mendja më thoshte se këta bredhës të neveritur s'mund të ishin veçse zbulues të shtetit të madh aziatik, me të cilin fati na ka bërë fqinjë. Ata mblidhnin me siguri të dhëna për tokën, rrugët aleancat, apo grindjet midis princave shqiptarë, mëritë e tyre të vjetra. Herë-herë, tek i shihja, më dukej se nën erën e ngrirë...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"
Të ngjashme:
dredhës:

drédhës,-iI m. sh. -(it) 1. punëtori në makinën e dredhjes së fillit, të telit etj.; ai që përgatit lidhëset ose gjalma për rrogoza.

dredhës:

drédhës,-iII m. sh. -(it) zool. dre mashkull me brirë të degëzuar.

kredhës:

krédhës,-e mb. që di të zhytet e të notojë mirë.

tredhës:

trédhës,-i m. sh. -(it) 1. vegël si bigë, që përdoret kur tredhin kafshë. 2. njeriu që tredh.

dredhës:

drédhës,-e mb. 1. tek. që dredh fillin, telin etj.; rrotullues: bosht dredhës; makinë dredhëse. 2. bot. kacavarës; dredhak: bimë dredhëse. 3. dridhës.