Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bredhë
bredhë:

brédh/ë,-a f. sh. -a(t) kërcimi i diçkaje që përplaset me forcë diku: bredha e plumbit (e gurit).

Të ngjashme:
bredh:

bredh,-i m. sh. -a(t) bot. dru halor përherë i gjelbër, me kurorë në majë, që bën boçe të gjata: bredhi i bardhë; bredhi i zi; bredhi i kuq; bredhi i Vitit të Ri.

bredh:

bredh jokal., bródha, brédhur 1. endem në vende të ndryshme, shëtit andej-këtej: brodhi fshatrave (arave); bredh rrugëve; / kal. shëtit një vend a shëtit dikë në vende të ndryshme: ka bredhur tërë botën; e brodhi nëpër qytet. 2. vrapoj, kërcej, hidhem: brodhi me vrap. 3. keq. jepem pas qejfeve; shkoj pas femrave për të kaluar kohën. 4. kal. e hedh dhe e kaloj mbi dikë a mbi diçka (vështrimin etj.): brodhi sytë; brodhi gishtin mbi hartë.

bredhës:

brédhës,-e mb., edhe si em., që bredh; endacak.

bredhtë:

brédhtë (i, e) mb. që është prej bredhi: dërrasë e bredhtë.

dredhë:

drédh/ë,-a f. sh. -a(t) 1. kthesë harkore e një rruge, e një lumi etj., bërryl; diçka në trajtë të tillë; kthesë e tillë që bën dikush a diçka kur ecën ose kur lëviz; gjarpërim: dredhat e kanalit; gjarpri ecën me dredha. 2. shtjellë, vorbull, shakullinë: dredhë bore (pluhuri); e rrëmbeu dredha. 3. diçka e dredhur a e përdredhur: flokë me dredha; dredhat e hardhisë; i lidhi drutë me një dredhë. 4. fig. dredhi: sajonte dredha. 5. bot. dredhe; urth.