Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bredh
bredh:

bredh,-i m. sh. -a(t) bot. dru halor përherë i gjelbër, me kurorë në majë, që bën boçe të gjata: bredhi i bardhë; bredhi i zi; bredhi i kuq; bredhi i Vitit të Ri.

bredh:

bredh jokal., bródha, brédhur 1. endem në vende të ndryshme, shëtit andej-këtej: brodhi fshatrave (arave); bredh rrugëve; / kal. shëtit një vend a shëtit dikë në vende të ndryshme: ka bredhur tërë botën; e brodhi nëpër qytet. 2. vrapoj, kërcej, hidhem: brodhi me vrap. 3. keq. jepem pas qejfeve; shkoj pas femrave për të kaluar kohën. 4. kal. e hedh dhe e kaloj mbi dikë a mbi diçka (vështrimin etj.): brodhi sytë; brodhi gishtin mbi hartë.

Sinonime / Të përafërta:
vrapoj
hidhem
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...shikimin e tij. Edhe pse e shikon natyrën me sytë e dashnorit, ai nuk shkruan vargje thjesht deskriptive. Ashtu si në vjershën e lezeçme Liqeni, edhe shumë impresione të tij nga vrojtimet e natyrës, rëndom, përfundojnë me një refleks të caktuar emocional dhe kuptimor: Hana nxuer vetullën e artë Mbi bredhat krushq-memecë Vashës ja veshi fustanin e epshit Gjijt — puthën andrrat e vetmisë . . . Janë, gjithashtu, interesante edhe nuancat që i vëren ai në shoqërinë bashkëkohore, në sjelljet dhe mendimet e njerëzve. Si poet i ndjenjës së butë dhe i shprehjes së matur, Rifat Kukaj i sheh më shumë nuancat...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"
Të ngjashme:
bredhë:

brédh/ë,-a f. sh. -a(t) kërcimi i diçkaje që përplaset me forcë diku: bredha e plumbit (e gurit).

brydh:

brydh kal., -a, -ur e bëj të butë (një pemë etj.); shkrifëroj (tokën).

dredh:

dredh kal., dródha, drédhur 1. rrotulloj dy a më shumë fije së bashku për të bërë një fill të vetëm; përdredh; kund. zhdredh: dredh telin; / tjerr; kund. shtjerr: dredh me furkë. 2. e lëviz rreth vetes a rreth një boshti; sjell rrotull dhe e mbështjell; përdredh: drodhi një cigare; dredh zinxhirin. 3. i jap trajtë të valëzuar a të lakuar diçkaje të drejtë, përdredh: i ka dredhur flokët; dredh mustaqet; dredh zërin e nxjerr zërin duke e valëzuar lart e poshtë. 4. edhe jokal., bised. ndërroj rrugën, kthehem; dredhoj. drodhi majtas. 5. fig. bised. keq. i bëj bisht bisedës a përgjigjes; i shpëtoj diçkaje me dredhi; veproj e sillem sipas rrethanave a sipas interesit: e drodhi fjalën; ai e dredh; e dredh gjuhën i bën bisht bisedës; nuk i qëndron fjalës. 6. e bëj që të dridhet a të rrëqethet: e drodhi korrenti; e dridhnin ethet; / edhe fig., bised. e tund fort, e trondit; bëj që ta zërë frika: e drodhi ai lajm.

kredh:

kredh kal., kródha, krédhur 1. zhyt ose fut dikë a diçka në ujë; fundos. 2. fig. fut dikë në borxhe, në mjerim etj.; / bëj që dikush të përqendrohet i tëri në diçka.