Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bravare
bravare:

bravár/e,-ja f. sh. -e(t) bagëti e imët, që mbahet në shtëpi për qumësht; kope dhensh a dhish të shumë vetave, që i ruan një bari: bravaret e fshatit.

bravar:

bravár,-iI m. sh. -ë(t) bariu i bravareve.

bravar:

bravár,-iII m. sh. -ë(t) ai që bën brava.

Të ngjashme:
brezare:

brezár/e,-ja f. sh. -e(t) 1. brez i gjatë toke në faqe mali a kodre, i punuar e i mbjellë zakonisht me pemë. 2. shtresë pllakash shkëmbore tërthor një kodre.

batare:

bataré,-ja f. sh. -(të) 1. e shtënë me disa armë zjarri njëherësh: batare pushkësh. 2. fig. breshëri: batare të sharash.

branar:

branár,-e mb., edhe si em., që i lë punët zvarrë, zvarritës.