Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës brashanik
brashanik:

brashaník,-e mb., edhe si em., që lind para kohe: fëmijë brashanik.

Të ngjashme:
trashanik:

trashaník,-e mb. keq. që është karakteristik për një njeri të trashë e të pagdhendur; i pasjellshëm e i pakulturuar, i ulët; që duket sheshit; i trashë, i rëndë: sjellje trashanike; humor trashanik; gabim trashanik; shpifje trashanike.

prishanik:

prishaník,-e mb., edhe si em. 1. prisharak. 2. i çmendur.

prushanik:

prushaník,-u m. sh. -ë(t) kulaç i pjekur në prush.

radhanik:

radhaník,-u m. sh. -ë(t) gjell. dredhanik.

trahanik:

trahaník,-u m. sh. -ë(t) gjell. lakror me trahana.