Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës branoj
branoj:

bran/ój kal., -óva, -úar lesoj. / pës. branóhet v. III.

Të ngjashme:
bracoj:

brac/ój kal., -óva, -úar bised. vjedh xhepave a sende të vogla.

pranoj:

pran/ój kal., -óva, -úar 1. e marr diçka që ma jep dikush, nuk e kthej: nuk ia pranoi dhuratën. 2. edhe jokal., jap pëlqimin për dikë a për diçka, nuk e kundërshtoj, pajtohem; dua; e quaj të drejtë, të vërtetë a të ligjshme, miratoj: e pranoj detyrën; pranoi të vinte; e pranoi për burrë (për grua); nuk pranon të nënshkruajë; e pranoj gabimin; i pranoj kushtet (ndryshimet, rregullimet); / e lejoj të futet diku; e fut në një organizatë etj.: s’e pranon në shtëpi; s’i pranonin në shkollë; e pranuan në parti. 3. v. III gjen mjedis të përshtatshëm; duron: ulliri nuk pranon lagështi; gjuha s’e ka pranuar këtë ndërtim të huaj. / pës. pranóhem.

banoj:

ban/ój kal., -óva, -úar jetoj në një shtëpi, në një qytet etj.; kam ndenjën: banon në fshat (tek i vëllai); ku banoni?

aratoj:

arat/ój kal., -óva, -úar lëvroj tokën. / pës. aratóhet v. III.

barazoj:

baraz/ój kal. dhe jokal., -óva, -úar e bëj të barabartë me një tjetër; e vlerësoj njësoj: barazuan në minutën e fundit (të ndeshjes); barazoj buxhetin (fin.).