Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bramsh
bramsh:

bramsh,-i m. sh. -a(t) 1. tokth, kokël: bramsha sheqeri; / pjepër i vogël; fik i papjekur. 2. fig. fëmijë i vogël, camërdhok.

Sinonime / Të përafërta:
kokël
camërdhok
Të ngjashme:
abrash:

abrásh,-e mb., edhe si em., bised. 1. me flokë e vetulla të bardheme; me preka në fytyrë (për njerëz); me blana të bardha në trup e në turi (për kuaj); laraman. 2. fig. i prapë, i vrazhdë: vajzë abrashe.

bramcë:

brámc/ë,-a f. (bramc,-i m.) sh. -a(t) zgjyra e metaleve: bramcë gize.

rrafsh:

rrafsh,-i m. sh. -e(t) 1. sipërfaqe e diçkaje pa të ngritura e pa të thelluara; rrafshinë; fushë: rrafsh i lëmuar; Rrafshi i Dukagjinit; i zuri këmba rrafsh zbriti në fushë. 2. gjeom. sipërfaqe me dy përmasa, në të cilën ndodhet gjithnjë një drejtëz: rrafshe paralele; rrafshi i mesditësit. 3. fig. prerje a vijë, në të cilën shqyrtohet, studiohet ose zgjidhet një çështje; plan: në rrafshin politik; në rrafshin historik (kohor).

rrafsh:

rrafsh,-e mb. i rrafshët: tokë rrafshe; e bëri rrafsh e rrafshoi.

rrafsh:

rrafsh ndajf. 1. pa të ngritura e pa të ulura, në mënyrë të rrafshët; drejt në vijë horizontale: e presin (e korrin) rrafsh; shtrihet rrafsh; rrafsh me tokën njësh me tokën: e bëri rrafsh me tokën e prishi që nga themelet, e rrafshoi. 2. edhe fig. ulur, këmbëkryq, shesh: ndenjëm rrafsh; u shtrua rrafsh (me dikë) foli shtruar. 3. deri në buzë, buzë më buzë: e mbushi rrafsh gotën. 4. si pj. bised. as më shumë, as më pak; plot: rrafsh njëqind veta (tridhjetë kilogramë); mbushi rrafsh njëzet vjet.