Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bram
bram:

bram,-i m. fundërri që mbetet nga tretja e dyllit etj., bramcë, bukërrime; lyra e leshit të bagëtisë, zdralë: bram gjalpi; bram farke.

Sinonime / Të përafërta:
bukërrime
zdralë
Të ngjashme:
brac:

brac,-i m. sh. -ë(t) bised. vjedhës xhepash a sendesh të vogla.

brom:

brom,-i m. kim. jometal i lëngshëm, i kuq, helmues e me erë të keqe (simboli Br).

gram:

gram,-iI m. sh. -ë(t) 1. njësi matëse e peshës, e barabartë me një të mijtën e kilogramit (shkurt. g). 2. fig. thërrime.

gram:

gram,-iII m. bot. barishte shumëvjeçare, me kërcell të nyjëzuar e të shtrirë përtokë; krisje.

bam:

bam onomat. bised. 1. përdoret për të dhënë krismën e një arme a zhurmën nga një goditje e fortë: binte daullja bam; pushka bam e ti po tutje (folk.); / si kallëz. për një veprim të menjëhershëm a që përsëritet shpesh: bam në arë e bam në shtëpi; bam kritikat. 2. si ndajf. befas, menjëherë; copë, shkoqur: ia tha bam.