Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës braktis
braktis:

braktís kal., -a, -ur largohem nga një vend a nga dikush përgjithnjë; heq dorë nga një punë; e lë pas dore, i kthej krahët: braktisi shtëpinë (fëmijët); braktisi mësimet. / pës. braktísem.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...bisedat njerëzore u ngjajnë dramave ose komedive. - Ju pëlqen teatri i sotshëm? - Njëfarësoj. Gjenerali e vështroi në sy një copë herë. Pastaj i hoqi sytë. - Ushtarë të mjerë, - tha papritur, sikur zgjohej nga gjumi. - Më dhemb shpirti për ta. Më duket vetja si ai prindi që rrit fëmijët e braktisur nga të tjerët. Nganjëherë, këta fëmijë duhen më shumë. Ç'mund të bëj unë për ta? - Edhe mua më dhemb shpirti, - tha prifti. - Më pikon helm. - Jemi të pafuqishëm me këto lista dhe procesverbalet tona. Bredhim dhe bredhim prapa vdekjes së tyre. I qëmtojmë një e nga një. Si u katandisëm kështu...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"

...000 hoplitësh, 1 000 kalorësish dhe një numër barbarësh sulmuan Arrabeun. Por këtë radhë lynkestët kishin siguruar ndihmën e vëllezërve të tyre ilirë. Forcat e bashkuara të ilirëve dhe lynkestëve e shpartalluan veçmas mbretin maqedon dhe e detyruan të largohej në pështjellim të plotë, duke braktisur aleatin e tij. Kështu Brasida u gjend i rrethuar keq dhe vetëm me përpjekje të mëdha mundi t’i shpëtojë forcat e veta nga asgjësimi i plotë. Kjo luftë ndryshoi krejt drejtimin që kishin marrë ngjarjet në frontin halkidik. « I detyruar nga rrethanat e rënda, - shkruan Tukididi, - Perdika u përpoq...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"

...martirizuar dëshiron të zgjojë mëshirën e të tjerëve. Demagog është ai që vazhdimisht i kritikon njerëzit e dalluar, në një fushë veprimtarie. Në këtë mënyrë ai zbaton një devizë, po ashtu, të njohur të demagogëve: duke e zvogëluar tjetrin mund të dukesh vetë më i madh. Demagog është ai që thotë se e ka braktisur punën shkencore për shkak se mund të jetë më i dobishëm në organizimin e punës shkencore të të tjerëve. Demagog është ai që thotë se e ka lënë punën letrare për shkak se është më i dobishëm si punëtor shoqëror dhe politik. Edhe në rastin e parë edhe në rastin e dytë demagogjia është preteskst nën...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"

...ngarkuan në qerre veglat e rënda, fuçitë e mëdha të llaçit, gjithfarë hekurash e rrotash, që kërkëllinin pa pushim. Në një qerre të mbuluar vunë ndihmësin e sëmurë të kryemjeshtrit, pamjen e të cilit e fshihnin nga gjindja, sepse ajo pamje, thoshin, s'ishte për syrin njerëzor. Zallishtja e braktisur i ngjante një rrënoje. Barakat gjysmë të shkatërruara, që u kishin hequr gjithçka të vlefshme që kishin pasur, copërat e dërrasave të hedhura andejkëndej, gjurmët e llaçit, togjet e gurëve të thyer, veglat e prishura, të flakura pa kujdes, hullitë, gropat e gëlqeres, të mbushura përgjysmë me...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"
Të ngjashme:
braktisës:

braktísës,-i m. sh. -(it) ai që braktis një detyrë, një punë etj.: braktisësit e shkollës.

braktisje:

braktísj/e,-a f. sh. -e(t) veprimi sipas foljes.

braktisur:

braktísur (i, e) mb. që është braktisur: fëmijë i braktisur.

praktik:

praktík,-e mb. 1. që lidhet me praktikën, i praktikës; që bëhet sipas praktikës, pa përfillur teorinë: veprimtaria praktike; nevoja praktike; shprehi praktike; zgjidhje praktike; ana praktike e çështjes (e problemit). 2. që përvetësohet, që përdoret ose që zbatohet lehtë; i dobishëm, i volitshëm; doracak: mjet praktik. 3. që ka përvojë dhe i zgjidh mirë detyrat; që nuk bën teorizime; që i sheh gjërat nga ana e dobisë konkrete: njeri praktik.

bastis:

bastís kal., -a, -ur kontrolloj befas e me dhunë në një shtëpi a në një vend tjetër për të gjetur diçka të ndaluar. / pës. bastísem.