Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës boze
bozë:

bóz/ë,-a f. pije freskuese majhoshe, që bëhet me miell meli a misri.

Të ngjashme:
beze:

béz/e,-ja f. sh. -e(t) pëlhurë pambuku pak e ashpër, që përdoret për çarçafë, për ndërresa etj.: këmishë bezeje.

boçe:

bóç/e,-ja f. sh. -e(t) [bóç/ë,-a f. sh. -a(t)] 1. diçka e rrumbullakët, zakonisht sa një arrë a sa grushti; kokërr, topth: boçe pishe (pambuku); boça e fytit (anat.) fikthi; boçë dëbore; boçat e syve; boça e vezës e verdha e vezës; boçë misri koçan; boça e kandarit; / burbuqe: çeli boçe. 2. lëvozhga e tultë e kokrrës së arrës, të gështenjës etj.; shark. * (flet) me boçe në fyt flet keq e s’kuptohet ç’thotë; belbëzon.

bore:

bór/e,-ja f. sh. -e(t) kafshë shumë e bardhë.

bote:

bót/e,-ja f. sh. -e(t) enë balte; shtambë.

loze:

lóz/e,-ja f. sh. -e(t) bised. 1. bot. dredhë hardhie, kungulli etj., lidhëse. 2. guzhmë: u këput lozja. 3. fig. lloj, farë, racë: loze e keqe.