Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bovë
bovë:

bóv/ë,-a f. sh. -a(t) det. enë pluskuese si fuçi, që vihet në det a në liqen si shenjë ose për të lidhur aty përkohësisht varkat e anijet e vogla.

Të ngjashme:
bocë:

bóc/ë,-a f. sh. -a(t) shtypshkr. fletë e shtypur për të ndrequr gabimet.

bojë:

bój/ë,-aI f. sh. -ëra(t) 1. lëndë për të ngjyer rroba, për të lyer sende të ndryshme, për të shkruar etj.: bojë e kuqe (e bardhë); bojë vaji; bojë leshi (muresh, këpucësh, flokësh). 2. ngjyrë: bojë argjendi (bari); / bised. ngjyra e fytyrës ose pamja e përgjithshme e njeriut, çehre: ia tregon boja; mos ia pafsha bojën! (mallk.).

bojë:

bój/ë,-aII f. bised. shtat; lartësi sa shtati i njeriut: hodhi bojë; i thellë një bojë njeriu.

bokë:

bók/ë,-a f. sh. -a(t) 1. bregore e zhveshur e gurishtë; bokërimë. 2. fig. njeri i ngathët e i varfër nga mendja.

borë:

bór/ë,-a f. sh. -ëra(t) 1. reshje me kristale të bardha, që bie flokë-flokë, dëborë: borë e dendur (e imët); bora e parë; flokë (endë, pah, fjolla) bore; top (ortek, shtresë) bore; shtrat bore llohë; ana e borës ana e veriut; zogu i borës (zool.) borës; shkriu si bora; i bardhë si bora. 2. si ndajf. shumë (me mbiemrat i ftohtë, i bardhë, i pastër): këmishë borë e bardhë.